• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Djali i kryeministrit izraelit: Erdogan, një diktator. Turqia u themelua mbi genocidin ndaj grekëve

by A R
13/05/2021 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i Kryeministrit Benjamin Netanyahu, Yair, ka reaguar pas akuzave të hedhura nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në drejtim të Izraelit për konfliktin në Gaza. I riu thotë se turqit nuk janë vendas në Anadoll, por kanë ardhur nga Azia Qendrore. Sipas tij, ata kanë kryer genocid nga grekëve të krishterë dhe armenëve. Po ashtu ai e konsideron Erdogan, një diktator.

“Për të gjithë miqtë turq këtu, një mësim i shkurtër historie. Nuk jeni vendas në Anadoll. Erdhët nga Azia Qendrore dhe kryet gjenocid ndaj vendasve grekë të krishterë. Stambolli është në fakt Kostandinopoja dhe ju e pushtuat në mënyrë të padrejtë. Keni kryer gjithashtu genocid ndaj armenëve. Po pushtoni në mënyrë të paligjshme Qipron e Veriut, Sirinë e Veriut dhe Kurdistanin. Vendi juaj udhëhiqet nga një diktator, i cili kërkon të ripushtojë dhe të shtypë botën arabe si në kohën e Perandorisë Osmane”, shkruante ai në Tëitter.

Pak minuta më vonë, Yair Netanyahu iu rikthye edhe njëherë postimeve, kësaj here me shifra ku shtshte se “Turqia është themeluar mbi një genocid ndaj grekëve të krishterë”.

Presidenti turk Erdogan foli me tone të ashpra ndaj Izraelit gjatë një telefonate me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë Izraelit “një mësim parandalues” në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm me palestinezët.

Prej disa ditësh ka nisur një përplasje e përgjakshme mes Izraelit dhe palestinezëve. Ngjarjet kanë marrë pamjen e një lufte të vërtetë që ka shkaktuar me dhjetëra viktima nga të dyja palët.

Luftimet shpërthyen pas disa javësh tensioni në Jerusalemin Lindor, që kulmoi me përplasjet mes myslimanëve dhe hebrenjve në xhaminë Al Akasa, vendin e tretë më të shenjtë të islamit.

/a.r

Next Post
“Ushtria” e radikalëve, që po frikëson shërbimet sekrete franceze

“Ushtria” e radikalëve, që po frikëson shërbimet sekrete franceze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com