Pak kohë pasi El Chapo u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu, djali tij 32-vjeçar ka hapur një llogari në Facebook. Në të shihet Ivan Guzman, duke treguar pasurinë dhe “mallin” që e posedon.
Vetura luksoze, stoli ari, armë të mbështjella me gurë të çmuar, shumë para të thata dhe drogë, janë gjërat më të shpeshta që i ka treguar ai përmes fotografive.
Por, çfarë bie në sy, në një nga fotografitë, është një Mercedes që ka targa të Shqipërisë. Nuk dihet se ku është bërë kjo fotografi, ku shihet një dorë që mban automatikun, përjashta dritares të veturës luksoze.
Në fotografitë e trafikantit nga Meksika, fytyra e tij është e fshehur.










