Djali i aktorit të njohur Pierce Brosnan, Dylan, është futur në botën e modelimit, me projektin e fundit në të cilin ai është fytyra e re e kompanisë Burberry. 18-vjeçari është një nga fytyrat e reja të brendit për koleksionin pranverë/verë 2016.
Në fotografitë e publikuara nga kompania britanike, djali i aktorit të njohur për rolin e “James Bondit”, reklamon pallton dhe xhinset e zeza të kompanisë. Kompania Burberry më parë ka përdorur edhe yjet tjera si Emma Watson, Cara Delevingne dhe djalin e David Beckhamit, Romeo Beckham, për të reklamuar brendin e kompanisë. Pierce Brosnan ishte në rolin e “Agjentit 007” që nga viti 1994 deri më 2005.