Djali i ish- presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani, është emëruar Drejtori i Qendrës për Rehabilitimin e të Kthyerve nga Aktiviteti Terrorist.
Mësohet se emërimi është bërë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Më herët, Meidani ka qenë drejtor i SHKB-s së Burgjeve.
Qendra e cila rehabiliton të kthyerit nga kampet e terrorizmit deri pak ditë më parë është drejtuar nga Ledi Dervishi. Aktualisht kjo qendër e cila u krijua në varësi të kryeministrit Rama ka kaluar në varësi te ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.
g.kosovari











