Rozana Radi ka publikuar në faqen e saj në Instagram një video ku duket qartë një djal (rom) i cili futet avash dhe pa bërë zhurmë në dyqanin e saj të veshjeve.
Këngëtarja nuk gjendej aty, vetëm shitësja e cila ndodhej në anën tjetër të dyqanit, ndoshta me ndonjë klient.
Djali hyn me hapa të ngadaltë dhe merr lekët te sirtari.
I bën bashkë dhe i fut nën bluzë që të mos dallohet. Pastaj ai e kuptoj që shitësja po afrohet dhe sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Shitësja: Çfarë kërkon?
Djali: Më jep ndonjë lekë për bukë.
Shitësja: Nuk kam, dil jashtë se s’më lejohet, kam kamera këtu.
Dhe në fund të videos shihet djali që del jashtë. “Të gjithë duart lart! ( Këto që vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mijë lekshin e ka dash për bukë)”, shkruan këngëtarja krahas videos në Instagram.
/e.rr