• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klevis Balliu hedh tezën qesharake: Basha u frymëzua nga Trump!

by Java News
23/02/2019 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klevis Balli ka treguar më në fund se ku është frymëzuar lideri i PD, Lulzim Basha për aktin e paprecedentë për të djegur mandatet.

Në një postim në facebook  ish deputeti Balliu thotë se lënia e mandateve është një ide Trumpiste.

Ndërkaq Balli shkon edhe më tej me “analizën” e tij duke e karahasur madje në një pikë gjen edhe gjëra të përbashkëta midis aktivitetit politik të Bashës në Shqipëri dhe Trump-it në Amerikë.

“Lënia e mandateve është ide Trumpiste

Është e vërtetë që djegia e mandateve është një rast i paprecedent dhe një hap absolutisht ekstrem.

Por në raste ekstreme merren dhe masa ekstreme.

Kuptohet për establishmentin politik, i cili është prodhim i vetë sistemit politik.

Asnjë politikan race nuk mund ta konceptojë këtë hap ekstrem për një vend demokratik.

Por për njerëz të lirë dhe vizionarë, e gjithashtu guximtarë që janë jashtë establishmentit çdo gjë është e mundur.

Këta individë sot quhen “trumpist” pasi Presidenti Trump ju kundërvu gjithë establishmentit dhe makinerisë së tyre propagandistike dhe në mënyrë të paprecedentë i luftoi dhe e mundi establishmentin.

Vetëm Presidenti Trump mund të bënte një lëvizje të tillë guximtare në emër të demokracisë dhe sistemit demokratik.

Trump për shembull gjatë fushatës së tij tha: Unë nëse humb nuk do i njoh zgjedhjet që është diçka që nuk ndodh kurrë në SHBA.

Nuk ndodh, sepse në tërësi të gjithë kandidatët kanë qenë pjesë e establishmentit politik, ndërsa Trump duke mos qenë pjesë ai ishte më i lirë dhe duke qenë i lirë argumentet e tij ishin për njerëzit e lirë për njerëzit e lodhur nga establishmenti dhe kompromiset politike.

Ndaj Trump tha prerë se s’ka kompromis: Unë me ju dhe ju më mua.

Të njëjtën gjë bën dhe Basha sot, unë me ju dhe ju me mua, hajde të shembim padrejtësinë dhe vjedhjen e vendit.

Ka një veçanti që Zoti Basha mund të duket si pjesë e establishmentit për disa, por edhe sikur të jetë fakti që bën një lëvizje të tillë tregon që Basha midis establishmentit politik dhe Donald Trump political theory Basha zgjodhi të jetë një Trumpist.

Qenia Trumpist do të thotë të jesh me Presidentin e SHBA dhe popullin e tij që janë miqtë tanë. Gjithashtu në raste ekstreme merren masa ekstreme.

Dhe Shqipëria është në një situatë ekstreme, pasi kemi një drejtësi të kapur s’kemi gjykatë të lartë s’kemi Gjykatë Kushtetuese 20 për qind të votave janë vjedhur dhe këtë e thotë OSBE-ODIHR dhe është faktuar me përgjimet e dosjes 339 nga Zëri i Amerikës.

Gjithashtu, Parlamenti nuk funksionon se pse kemi njerëz me rekorde kriminale një riaktivizim të ish-sigurimsave të shtetit si dhe mohim të procedurave normale parlamentare.

Ndaj mendoj që është koha që Shqipëria t’i afrohet mikut të saj Presidentit Donald Trump. Dhe janë këto arsye që i bën qytetarët të bashkohen kundër një qeverie tashmë e cila duhet larguar në çdo çmim.

Pasi miqësia jonë me Presidentin e SHBA është vënë në rrezik që nga koha e kur Rama e sulmoi barbarisht për të ndihmuar fondacionin Soros.”- shkruan Balliu në facebook. (TemA)

Next Post
Champions/ Sot luhen ndeshjet e fundit të grupit, Liverpool do të presë Napolin

Atletiko Madrid/ Një klauzolë marramendëse për portierin Oblak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ali Ahmeti kritika të forta kryeministrit të Kosovës: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lërë pas zënkat me mua dhe Ramën!

Ali Ahmeti kritika të forta kryeministrit të Kosovës: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lërë pas zënkat me mua dhe Ramën!

September 18, 2026
“Përmirësim i shërbimeve”- Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokusi te grupet në nevojë

“Përmirësim i shërbimeve”- Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokusi te grupet në nevojë

September 18, 2026
“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

“Sot thonë dokrra në Kuvend”- Spaho: PD e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, Berisha votoi pro edhe ngritjen e komisionit të Dick Marty

September 18, 2026
Vdekja misterioze e këngëtarit Giorgos Mazonakis, raporti zbulon detaje të reja për transportimin nga klinika: Mjekët refuzuan informacionin

Vdekja misterioze e këngëtarit Giorgos Mazonakis, raporti zbulon detaje të reja për transportimin nga klinika: Mjekët refuzuan informacionin

September 18, 2026
“Jo në emrin tim!”- Vijojnë protestat në Kosovë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Gjykata Speciale e Hagës ka degraduar, janë të pafajshëm!

“Jo në emrin tim!”- Vijojnë protestat në Kosovë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Gjykata Speciale e Hagës ka degraduar, janë të pafajshëm!

September 18, 2026
Plagosja e avokatit Shllaku, Dhoma e Avokatisë Durrës pezullon seancat për 2 orë: Të bëhet hetim i plotë, kërkojmë siguri!

Plagosja e avokatit Shllaku, Dhoma e Avokatisë Durrës pezullon seancat për 2 orë: Të bëhet hetim i plotë, kërkojmë siguri!

September 18, 2026
Trump dhe Merz zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan liderët për Ukrainën dhe Hormuzin!

Trump dhe Merz zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan liderët për Ukrainën dhe Hormuzin!

September 18, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Çfarë mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

September 18, 2026
Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

September 18, 2026
Qeveria në Greqi premton ulje të çmimit të naftës, Mitsotakis: Mbështetje nga shteti dhe rafineritë

Qeveria në Greqi premton ulje të çmimit të naftës, Mitsotakis: Mbështetje nga shteti dhe rafineritë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com