Një shtetas rus do të dalë në gjyq këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet se ka kryer grabitjen e një sërë picerive, duke marrë gjithsej rreth 170 milionë dollarë. Bëhet për klonimin e kartave të kreditit.
Roman Seleznev është i biri i një deputeti rus, çka mund të ndërlikojë marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Rusisë.
Seleznev përballet me 40 akuza, duke marrë miliona dollarë nëpërmjet mashtrimit. Akuzat ndaj tij kanë nisur që në vitin 2014, por veprimtarinë e ka nisur që në vitin 2008.
“Një lider i një prej rrjeteve më të sofistikuara të krimit kibernetik në botë është sjellë para drejtësisë dhe për t’u dënuar”, tha avokati amerikan Sally Quillian Yates në një raport të FBI-së në atë kohë raporton Tema. Seleznev ka probleme të shumta me ligjin. Ai ka mbetur i plagosur gjatë një shpërthimi në një kafene, duke kaluar disa vite nëpër spitale për shërim.
gjykim të jurisë federale, për të cilën 11 akuza të tjera janë shtuar që nga procedurat e 2014-së.
Associated Press njoftoi se gjyqi pritet të zgjasë për dy javë./a.m.









