• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djali i Biden deklaron pafajësinë për mospagim taksash

by A M
26/07/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, deklaroi pafajësinë për akuzat për mospagim taksash, pasi një gjykatëse federale në Dellauer tha se i nevojitej më shumë kohë për të shqyrtuar një marrëveshje të tij me prokurorët federalë, për të shmangur akuzat për armëmbajtje të paligjshme. Ky ndryshim befasues qëndrimi, erdhi pasi ajo që pritej të ishte një seancë rutinë për pranimin e fajësisë u shndërrua në një çështje që zgjati tre ore, mes negociatave nën zë ndërmjet avokatëve dhe pyetjeve të mprehta të gjykatëses Maryellen Noreika.

“Nuk mund ta pranojmë marrëveshjen për pranimin e fajësisë sot”, tha ajo, duke u kërkuar palëve t’i jepnin shpjegime se përse ajo duhet ta merrte një vendim të tillë. Kjo do të thotë se avokatët e Hunter Bidenit dhe prokurorët mund të bindin gjykatësen Noreika të miratojë marrëveshjen, ashtu siç ishte negociuar më parë, ose ta ndryshojnë atë në një variant që mund të pranohet prej saj. Marrëveshja fillestare, në bazë të së cilës Hunter Bideni do të pranonte fajësinë për akuzat për mospagim taksash dhe mbajtje të paligjshme të një arme zjarri, në shkëmbim të shmangies së dënimit me burg, u rrëzua pasi gjykatësja shprehu shqetësim lidhur me një nga pikat e saj, që parashikonte shmangien e hetimit të zotit Biden për akuzat lidhur me armëmbajtje të paligjshme, njoftoi rrjeti Bloomberg.

Rrjeti CNN njoftoi se marrëveshja u refuzua për shkak të vazhdimit të hetimeve për shkelje të mundshme të Ligjit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA). Hunter Biden akuzohet se në vitet 2017 dhe 2018 nuk ka paguar rreth 100 mijë dollarë taksa, për të ardhurat e tij prej më shumë se 1.5 milionë dollarësh. Po ashtu, ai akuzohet se në tetor 2018, mbajti për 11 ditë një pistoletë pavarësisht se e dinte se ishte përdorues droge. Vetë ai e ka pranuar varësinë ndaj drogës pas vdekjes së të vëllait.

Për vite, Hunter Biden ka qenë në qendër të kritikave të republikanëve se ka shfrytëzuar lidhjet e të atit për përfitime personale nga bizneset në Kinë dhe Ukrainë, megjithëse hetimet e kryera nga prokurori i shtetit Delauer, David Weiss, i emëruar nga ish presidenti Trump, nuk kanë nxjerrë prova në këtë drejtim. Republikanët po ashtu e kishin kritikuar marrëveshjen e Departamentit të Drejtësisë me zotin Biden duke thënë se ky departament se po mbante një qëndrim të dyfishtë; duke vazhduar hetimet për ish presidentin Donald Trump dhe arritur marrëveshje me djalin e presidentit.

Republikanët e Kongresit i kanë shtuar hetimet ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter. Ata po analizojnë financat e familjes, veçanërisht pagesat që zoti Hunter Biden ka marrë nga ‘Burisma’, një kompani energjie ukrainase, emri i së cilës doli gjatë procesit të parë për shkarkimin e Presidentit Trump. Po ashtu, një ditë me parë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha se republikanët po shqyrtojnë mundësinë për nisjen e një hetimi që do të çonte në ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Joe Biden lidhur me pretendimet e paprovuara, për shkelje ligjore lidhur me financat. Sipas tij, Dhomës së Përfaqësuesve i nevojitet informacion rreth asaj që po ndodh me financat e familjes Biden.

 

Next Post
Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD?

Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In