• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djali i akuzuar për vrasjen e kunatës në Mallakastër, flet e ëma: E kishte si nënë, të vuajë dënimin

by A R
14/01/2020 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mimoza Saliaj, nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj i akuzuar për vrasjen e nuses së xhaxhait të tij dhe hedhjen e trupit të saj në rezervuarin e fshatit Gjerbës të Mallakastrës, kërkon që i biri të dënohet nëse ka faj.

Duke folur për mediat ditën e sotme ajo ka thënë se Luisi e kishte si nënë Dritën duke mohuar kategorikisht që ai ta ketë përdhunuar.

“Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mirë. Kemi shkuar shumë mirë. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar”, deklaroi gruaja.

Ajo shtoi se drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën.

Si të dyshuar për krimin e 5 janarit u bë arrestimi i nipit të burrit të viktimës, Luis Saliaj, 16 vjeç, banues në Gjerbës dhe e dy shokëve të tij Sindi Shehaj, 16 vjeç, banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

50-vjeçarja Drita Saliaj, u gjet e vdekur gjatë së martës në rezervuarin e fshatit Gjerbës në Mallakastër, ndërsa nga hetimet e kryera u tha se ajo ishte përdhunuar dhe dyshimet ranë mbi Ervis Zotaj.

Viktima u sulmua në banesën e saj mbrëmjen e 5 janarit, nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, të cilët u tha se kishin shkuar për të grabitur, ndërsa ndodhej vetëm në banesë, pasi burrin e kishte në emigrim.

Ata janë përballur me të zonjën e shtëpisë, të cilën e kanë dhunuar, e kanë lidhur me shall dhe litar si dhe kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

/a.r

Next Post
Bulqizë/Sherr e dhunë ndaj policëve, arrestohen babë e bir, arratiset djali tjetër

Djali kanos me jetë babanë dhe i kërkon lekë, kunati rreh kunatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com