• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Djali 6 muaj me temperaturë, pësoi vdekje klinike”, diagnoza që ndryshoi jetën e nënës e fëmijës

by A R
01/12/2024 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëfimi i radhës në “Ka Një Mesazh Për Ty” vjen ndryshe këtë herë pasi nëna ka zgjedhur që të ruajë anonimitetin e saj dhe të djalit. E vendosur pas një kuinte në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ajo tregon për martesën me mblesëri dhe mjaft të nxituar me ish-burrin.

Familja  e tij donte që brenda 3 ditësh të përfundonte gjithçka. Pas martese, ajo kupton se bashkëshorti largohej shpesh nga Shqipëria, bënte jetë të shthurur dhe ishte përdorues droge. Ndërkohë, kishte shumë mosmarrëveshje me ish-vjehrrën ndërsa kur mbeti shtatzënë, ish-bashkëshorti e dhunoi pasi nuk donte që fëmija të lindte.

Njëkohësisht, ajo kishte probleme me shëndetin pasi kishte gjakrrjedhje të shpeshta nga hundët, gjendje të fikëti që zgjaste disa orë ndërsa kur lindi fëmija, pati edhe ai probleme të rënda shëndetësore.

Nëna: Kur bëhet fëmija 3-muajsh, i fillon një temperaturë në shtëpi. Kjo temperatura zgjat deri në 6  muaj, por 3 muaj e kam mbajtur në shtëpi, me temperaturë.

Ardit Gjebrea: Si, i zgjati 3 muaj temperatura?

Nëna: 3 muaj fiks, 24 në 24 orë në ditë, vetëm një ditë të javës i bënte pushim temperatura herë pas here pastaj e çonim në urgjencë. Ngrihet babi im pas…

Ardit Gjebrea: Ndërkohë temperatura i vazhdonte.

Nëna: Po i vazhdonte sepse unë nuk i tregoj familjes. Në momentin që fëmija përkeqësohej, ata nuk  më çonin te babi, më bënte presion vjehrra, “nuk ke për të ikur te babi”, thuaji që nuk do të vij dhe unë i thoja babit që nuk do të vij, nuk i tregoja që fëmija ishte keq. Vjen babi, shikon që çuni ishte… të digjte, ç’të të them, me 42 temperaturë dhe e sheh babi çunin kështu, çfarë ka çuni tha? flet ish-vjehrra, mashtrimet u mblodhën dhe i thotë “çuni është me temperaturë, jo e ka sy, jo kështu, jo ashtu”, babi thotë “jo, fëmijën nuk e lë kështu, do ta marr do t’i bëj analiza e kontrolle, të gjitha, nuk do t’i lë asgjë që të paktën të dimë çfarë ka fëmija”.

Me shumë këmbëngulje, ajo arriti ta dërgonte fëmijën në spital, por me t’u kthyer në shtëpi u përball me një tmerr.

Nëna: Muajin e fundit të 3-mujorshit bëri vdekje klinike.

Ardit Gjebrea: Si vdekje klinike?

Nëna: Në shtëpi. Aty pastaj, çuni po jepte jetë dhe zihem me ish-vjehrrën, i them ish-kunatit, e marr fëmijën në krah, unë do ta çoj në spital tani, nuk e mbaj më fëmijën në këtë gjendje, bëni ç’të doni, nuk më intereson se çfarë do të ndodhë me mua. Ish-kunati më thotë “hajde ta çojmë në  spital” sepse fëmija ishte në ato momentet e fundit dhe kishte vetëm gërhitje, i kishin ikur sytë.

Nëna tregon se më pas kaluan 1 muaj në spital, nën mjekim. Mjekja i drejtoi për në Tiranë ku ndenjën tri javë në pediatri derisa i transferuan te Spitali Infektiv ku mësuan diagnozën e djalit

Nëna: Diagnoza e djalit tim është zbuluar në momentin që ne transferohemi te spitali tjetër.

Ardit Gjebrea: Cili?

Nëna: Aty ku fëmija im është sot, tek Infektivi. Aty ndryshoi çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Cila ishte diagnoza e djalit?

Nëna: Me HIV/AIDS.

Ardit Gjebrea: 5-muajsh?

Nëna: Po.

Rrjedhimisht, edhe nëna u diagnostikua me HIV/AIDS pasi ishte bartëse e tij e që më pas kishte kaluar te djali.

/a.r

Next Post
Pano Qirko “hero” i derbit, portieri i Partizanit mbyll pa gola sfidën ndaj Tiranës

Pano Qirko “hero” i derbit, portieri i Partizanit mbyll pa gola sfidën ndaj Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In