• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DIZINTEGRIM!

by Ardit Rada
29/05/2017 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Partia Demokratike duket se do të përballet me një luftë të ashpër brenda vetes, ndërkohë që betejen duhet ta kishte me elektoratin për zgjedhjet e Qershorit. Kanë qenë Jozefina Topalli dhe Arben Imami ata që guxuan sot përmes një konference për shtyp të kërkojnë frenimin total të Lulzim Bashës, përmes aktit më ekstrem: Shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë. Dy nga zërat më të fuqishëm të qeverisjeve ‘Berisha’ kulmuan pas pakënaqësive dhe tërheqjeve të njëpasnjëshme të disa prej kandidatëve të PD, që me gjasë ishin listuar pa u pyetur fare.

Do të ishte naive të mendosh se Topalli, Imami apo emra të tjerë që pritet t’i bashkohen thirrjes së tyre, ta kenë të gjithë këtë ‘mllef’ se përse nuk u përfshin në listë. Në të kundërt, përjashtimi i tyre nga kandidimi tregon një risi në vendimet e partisë më të madhe opozitare sot. Me gjasë Lulzim Basha i ka përpiluar vërtetë listat pa u konsultuar me Sali Berishën. Kreu aktual i PD mund të ketë marrë “Ok” nga udhëheqësi historik që pas sprovës me çadrën tashmë ta marrë vetë në dorë karrierën e tij dhe vendimet politike.

Por një listë jo vetëm gjysmake, por edhe me kandidatë që po dezertojnë dita-ditës, është treguesi më i qartë për mungesën e burimeve njerëzore brenda PD. Nga ana tjetër, kandidimi i Sali Berishës në këto zgjedhje nuk është gjë tjetër veçse pengmarrja e këtij të fundit nga fati i tij politik që krijoi përmes drejtimit autoritar. A mund të rrijë i vetëm Berisha në një grup parlamentar pa themeluesit si Topalli, Imami, Ruli, Selami dhe Bode? Duket se do ta ketë të vështirë, aq më tepër midis emrave të panjohur që klanet pranë Bashës kanë përcaktuar në renditje fituese.

Sali Berisha po bën sakrificën e fundit për t’i dhënë një dorë Lulzim Bashës. Ai ka mbetur viktimë e fushatës duke tentuar t’i japë Bashës maksimumin e mandatev të mundshme përmes emrit të tij. Sepse një listë kandidatësh pa emrin e Berishës do të ishte demoralizimi më i madh që do t’i ndodhte demokratëve në histori. Lulzim Basha duhet të hapë garën për kreun e PD qysh tani, duke përcaktuar datën në korrik dhe duke ftuar cilindo demokrat të garojë. Dhe këtë herë të bëjë një garë të pastër, pa Berishën.

Sepse Berisha nuk mund ta mbajë më mbi supe, qoftë për moshën që ka, por qoftë edhe për nyjen e pazgjidhshme që ka mpleksur Basha në PD. Vendimet e deritanishme të Bashës nuk bënë asgjë tjetër veçse prodhuan një Parti  Demokratike të re, shumë më të dobët sesa një parti që mund të krijohet nga të përjashtuarit.

Që revolucioni i dhunshëm ha bijtë e tij, kjo dihej. Por që revolucioni paqësor i çadrës do hante prindërit, nuk e kishte menduar njeri. /javanews/

Next Post
Tjetër rrjedhje nga lista e PD, aleati i Bashës dorëhiqet nga kandidimi: Më ka fyer partinë, nuk shërbejmë si fasadë

Tjetër rrjedhje nga lista e PD, aleati i Bashës dorëhiqet nga kandidimi: Më ka fyer partinë, nuk shërbejmë si fasadë

Comments 2

  1. Shqiperia says:
    9 years ago

    Ska qar te jape me Berisha i ka dhen mhaftueshem ketij vendi nga ai Shqiperia ngeli pa hyre ne Europe ai ishte shkaktari i marsit 97 Gerdecit 21Janarit e shum te tjera dhe tani po mundohet te shkaktoje serish destabilitet,

    Reply
  2. Besjana says:
    9 years ago

    Saliu nuk e pranon dot gabimin. Ai qe ti shmanget nje gabimi, eshte I gatshem te beje nje gabim edhe me te madh se I pari. Koka e partise qe 25 vite e kusur, duhet te mendoje me shume per te vendosur nje stabilitet ne parti, ose per ndryshe do e shohe edhe shkrirjen e kesaj partije. Basha I komanduar nga Saliu, po shkaterron PD duke larguar nga lista ideatoret e kesaj partije. Vajmedet PD

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com