Në Fototekën Kombëtare “Marubi”, ku ruhen rreth 500 mijë foto të trashëgimisë kulturore kombëtare, është në përfundim procesi i dixhitalizimit të fondit të vjetër te fotografëve Marubi. Ndërkohë, me ekspertë ndërkombëtarë, po punohet për ruajtjen dhe restaurimin e negativëve të dëmtuar gjatë viteve, raporton Zërit i Amerikës.