• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Divorci princëror dhe piedestali i padurueshëm i moralistëve

by Lorenc Vangjeli
07/03/2024 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në fillim ishte thashethem rozë dhe tanimë është ngjarje gri. Elia dhe Leka vendosën të ndahen paqësisht. Një histori e ngjashme me qindra të tjera, kur premtimit se çiftin do ta ndajë vetëm vdekja, i vjen vdekja më herët. Ajo çfarë e bën të ndryshme divorcin e tyre dhe i jep një vëmendje të padurueshme mediatike, është fakti se të dy janë të njohur publikisht. Njëri prej të shkuarës së mbiemrit dhe tjetra për shkak të mbiemrit dhe të tashmës së saj. Kaq mjaftoi që privatësia e tyre të kompromentohet rëndë dhe u bë pronë e kërshërisë së publikut. Aq më tepër që videot e sherrit në çift, në rrethana ende të panjohura, por krejtësisht të qortueshme, bënë xhirron marramendëse të rrjetit.

E gjitha kjo është normale në një shoqëri, individët e të cilës, më shumë se të jetojnë jetët e tyre, janë të dëshiruar të gërmojnë në jetën e tjetrit. Një shoqëri që parapëlqen pyllin në syrin vetjak, me kusht që të verë syrin në vrimën e çelësit të fqinjit dhe që dhembjen për dramat personale i këmben për sport me dramat e të tjerëve.

Problemi bëhet ulëritës jo thjesht tek vëmendja, por tek roli që gjithkujt i jep vetes për të bërë prokurorin dhe gjykatësin e jetës së dy të rinjve duke u vetëngritur në një piedestal moral vetjak tërësisht të pamerituar. Gjithësecili, ndër ta edhe dhunuesë në familjen e tyre, grabitës, analfabetë, të papunë, mëkatarë, puritanë, republikanë a monarkistë e lloj-lloj vanitozësh të rrjeteve sociale, zunë të bëjnë gjykime përfundimtare, a thua se kanë një leje sipërore për të ndarë të mirën nga e keqja. Secili rrëmbeu hekura e hunj në duar për të folur për hesape shpirti, pa e bërë shpirtin qeder që thika, e cila ndan si me thikë qëndrimin ndaj çiftit, hyn thellë në plagën e tjetrit. Dhe ajo, si çdo plagë e tjetrit, as i dhemb gjuhëthikëmbajtësit dhe as i jep dilema morale. Secili morri një gur për ta gjuajtur në zallishten e pafundme të hapësirës mediatike, pa menduar se kë godasin, kush lëndohet dhe kush vritet nga histeria historike e pelegrinëve të jetës së tjetrit. Këshilla e hershme: “Nëse jeton në shtëpi prej xhami, mëso që të mos gjuash me gurë!”, nuk i hyn askujt në punë deri sa secilit t’i vijë rradha për xhamat e thyer në oborrin privat.

E si të mos mjaftonte e gjitha kjo, argumentat pro njërit dhe kundër tjetrit shtrihen shumë më tej. Princit Leka i kujtojnë të atin dhe gjyshin, problemet e mundshme me ligjin të të parit dhe arratinë e të dytit duke i veshur qyrkun e fajit si këmishë force birit e nipit të tyre. Elias i kujtojnë divorcin e hershëm të prindërve dhe e konsiderojnë edhe atë dhe veprimet e saj si rrjedhojë të asaj drame të shumë viteve më parë. Dhe gjykuar mbi të shkuarën, sherri mes tyre, për moralistët në piedestale, ka dhe shpjegimin, kuptimin dhe formësimin e mundshëm.

Vetëm të paditurit nuk kanë dilema. Vetëm të marrët nuk kanë asnjë dyshim në çfarë mendojnë, thonë e bëjnë, ndonëse shpesh edhe të paditurit, edhe të marrët nuk bëjnë atë që thonë dhe thonë atë që nuk mendojnë.

Në fakt këtu nuk bëhet fjalë për krizën e një çifti. Divorci i tyre apo dhe një histori e ngjashme me dy artistë të rinj, Xhesi e Besi, është një nga shenjat dëshpëruese që provojnë krizën e thellë morale të gjithë shoqërisë. Humbjen prej saj të orientimit të përgjithshëm për çfarë është e mirë dhe çfarë është e ligë, çfarë është e dobishme dhe çfarë është e dëmshme, çfarë është vetjake dhe çfarë mund të shitet në supermarketet mediatike. Ajo dëshmon tkurrjen e një hierarkie të qëndrueshme vlerash ku, nëse do të perifrazohej referenca proverbiale e Umberto Ecos, çdo idiot i padobishëm lagjeje, i ndërton vetes një piedestal moral vlerash nga ku beson se është i aftë edhe të uri…ojë në drejtim të erës. Me guximin e të marrit që jeton i pandëshkuar në krimin e paditurisë mendjemadhe e të pashpirt.

Next Post
Basha nuk i ‘ndahet’ Berishës: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, para drejtësisë zyrtarët e korruptuar

Zyrtari i PD: Foltorja është përplasur me SHBA. Kushti i Berishës për bashkimin e partisë, të jetë ai kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In