• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Divorci/ Ndahet nga gruaja, ajo i merr fëmijën dhe zhduket në Greqi prej 7 vitesh

by Java News
22/11/2017 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi rastin e qytetarit Haki Seferi, i cili tregoi se ka shtatë vite që kërkon fëmijën, por ish-bashkëshortja e ka marrë pa aprovim dhe bashkë me të është larguar në Greqi.Seferi tha se është ndarë me të shoqen që në vitin 2009. Në vitin 2010, ajo ka marrë fëmijën dhe është larguar nga Shqipëria. Asnjë institucion nuk i ka dhënë zgjidhje, edhe pse ai ka bërë disa kallëzime.

Në mars të këtij viti, përmbaruesja i ka shkuar në shtëpi me një urdhër ekzekutimi dhe i ka kërkuar paratë për pensionin ushqimor të fëmijës, që ka 7 vite që nuk e sheh, duke i thënë se një kërkesë të tillë e kishte bërë ish-bashkëshortja, por që nuk i ishte vënë në dispozicion. Sipas tij, ai është dakord që të paguajë lekët në çdo muaj, por si mund të paguajë kur nuk e di, nëse djali i tij është gjallë apo i vdekur.

Nga ana tjetër, kjo zyrë që nuk gjen dot djalin e marrë arbitrarisht si mund të kërkojë paratë për të. Për këtë arsye, gazetarët e Fiks Fare kërkuan nga përmbaruesja Luiza Gjergjova se nga ka ardhur kjo kërkesë. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare, përmbaruesja pretendon se kërkesa nuk është bërë tek ajo, prandaj nuk mban përgjegjësi sesi ka ardhur aty.

Ajo pretendon se kërkesat dorëzohen tek shefi i zyrës përmbarimore, i cili tashmë është larguar nga kjo detyrë. E pyetur sesi ajo administron një dosje për të cilën nuk ka verifikuar gjithë dokumentacionin sipas ligjit, ajo përgjigjet “pse nuk mban përgjegjësi shefi i zyrës për këtë çështje, duke shmangur përgjigjen sesi ka ardhur kjo kërkesë në zyrën përmbarimore.

Ajo pretendon se ka pasur edhe një kërkesë në vitin 2012 me të cilën është bashkuar dosja, por që edhe për këtë rast nuk mban përgjegjësi se veprimet janë kryer në atë kohë nga një tjetër përmbaruese.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Fiks Fare rezulton se kërkesa e parë në zyrën përmbarimore të Lushnjës është firmosur nga vetë Shkëndije Çela më 15 qershor 2012. Por Nga sistemi TIMS rezulton se ajo ka qenë jashtë Shqipërisë që nga 28 shkurti i vitit 2011 deri më 30 tetor të vitit 2012. Ndërkohë, edhe data e vënë në kërkesë është e dyshimtë, pasi nuk është përcaktuar saktë viti.

Ndërsa kërkesa e dytë, e cila është pa datë pretendohet se është bërë më 1 mars 2017, por edhe gjatë kësaj periudhe, ajo nuk ndodhej në Shqipëri. Për më tepër, kërkesa është administruar pa datë. Gjithashtu, duke parë këto dy kërkesa vihet re se ka një ndryshim të madh edhe në firmat e lëshuara nga Shkëndije Çela.

Por veç dy kërkesave të dyshimta rezulton se përmbaruesja Gjergjova ka lëshuar dy deklarata të ndryshme për to, një për Fiks Fare dhe një për prokurorinë. Ndërsa për Fiks Fare ajo deklaroi se nuk kishte dijeni se kush e kishte bërë kërkesën, pasi atë e ka marrë shefi i zyrës, tjetër deklaratë ka bërë në prokurori.

Sipas deklaratës në prokurori, ajo është shprehur se kërkesa është paraqitur nga babai i Shkëndije Çelës pa pasur asnjë prokurë të posaçme.

Pra, zyra përmbarimore Lushnjë ka nisur procedurat për ekzekutimin e urdhrit, duke u bazuar në dy kërkesa që janë bërë nga një person, i cili nuk ndodhej në Shqipëri në asnjërin rast. Pikërisht këto veprime kanë sjellë pikëpyetje të mëdha se ku do shkonin këto para që i janë kërkuar qytetarit Haki Seferi në emër të fëmijës që nuk e takon prej 7 vitesh.

 

Next Post
Basha me të rinjtë e PD: S’pranojmë zgjedhje të vjedhura (dhe disa fjalë për vajzën e Azem Hajdarit)

Vajza e Azem Hadarit: Berisha është provuar, ndërsa Basha është ende në provë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In