• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Divorci Meta-Kryemadhi, gazetari: Strategji për të shpëtuar pasurinë

by A M
23/06/2024 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e ish-presidentit Ilir meta për tu ndarë nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, në një kohë kur SPAK po kryen hetime intensive dhe të thelluara për çiftin e politikanëve, nuk do të ndikojë në hetimet e prokurorisë. Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në Report Tv thotë se ka hipoteza që ndarja është bërë për të shpëtuar pasurinë, por mund të ketë ardhur edhe nga qasja e ish-çiftit në lidhje me SPAK.

‘Ka hipoteza se kjo është një truk që po bën çifti Meta, e kanë bërë më parë dhe të tjerët, por jo në këto pozita, për të mos ju goditur prona. Është një strategji për përftim. Kemi parë çifte që janë ndarë dhe kemi mësuar se është punë pronësie. Ë këtë rast nuk besoj se ka një gjë të tillë, aktualisht ata janë akoma zyrtarisht bashkëshortë. Procesi i divorcit mund të jetë me vite mund të jetë dhe i shpejtë. Nuk ka rëndësi se kur bëhet. Kur behën hetime ato njihen bashkëshortë deri në ditën kur divorcohen. Dihet se kanë qenë bashkëshortë dhe kanë funksionuar si të tillë. Ata janë akuzuar për gjëra që i kanë bërë kur ishin bashkëshortë.’- tha Dervishi.

Sipas gazetarit, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të jetë bashkëpunuese, ndërsa Meta nga ana tjetër fshihet pas një shtategjie të madhe duke motivuar edhe partinë e vet se ai po sulmohet për shkak se ka bërë denoncime në SPAK. Gazetari thotë se ne deklarimet në SPAK, të gjendur në panik dhe përballë provave të forta Meta dhe Kryemadhi kanë shitur njëri tjetrin.

‘Ka një çarje prishje me njëri tjetrin për problemet që u kanë ndodhur kohët e fundit për hetimet e SPAK. Kanë të dy qasje të ndryshme ndaj SPAK, Monika duket bashkëpunuese, kurse Ilir nuk duket bashkëpunues. Ai mendon që unë jam në SPAK, me kanë hapur probleme, sepse unë kamë denoncuar inceneratorët. Ai fshihet mbas një strategjie shumë të madhe, për të motivuar edhe partinë e vet dhe njerëzit vet. Kush nuk e mendon SPAK-un si unë është një baxhellë. Shkon shumë keq si shprehjeje, për një politikan ta përdorë këtë.

Kur futet në të tilla beteja nuk thonë kurrë arsyet e vërteta, mund të jenë krejtësisht banale. Ilir thotë unë u ndava me të pas deklaratës së Monikës në SPAK, çfarë ka ndodhur nuk e dimë. Diçka ka ndodhur. Të gjitha përgjegjësit financiare në shtëpi i ka pasur Monika ka thënë Meta.

Ajo mund të ketë bërë mbrojtjen e saj, se dimë çfarë ka ndodhur në SPAK. Në një panik të madh përballë provash të forta të kenë filluar të shesin njeri-tjetrin. Unë besoj se kjo është nuk besoj se ka diçka më pak se kaq.

Korrespondon gjëja, ai dyshon se ajo ka folur në SPAK më shumë seç duhet. Nuk mund të akuzojë publikisht Monikën. S’ka lidhje fare strategjia e divorcit me hetime. Është një marrëdhënie e krisur për shkak të SPAK-ut për shkak të deklarimeve. Nuk i shpëton Mete hetimeve të SPAK se duan të marrin partinë e Lirisë. Ka përgjegjësi personale për ato që ai akuzohet.’- u shpreh gazetari Dervishi.

Next Post
S’po e besonte që ishte Ronaldo, reagimi i vajzës së vogël në fushë është fantastik (VIDEO)

S’po e besonte që ishte Ronaldo, reagimi i vajzës së vogël në fushë është fantastik (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit

July 1, 2026
Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

July 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtetësia nga lindja dhe prova e institucioneve amerikane

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In