• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Divorci kushton!

by Mero Baze
31/08/2017 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vrasja  makabre e ish- gruas nga babai i fëmijëve të saj, ka ngjallur një valë zemërimi dhe patetizmi kundër drejtësisë dhe pafuqisë së shoqërisë sonë për ta ndalur këtë plagë. Është një ritual që përsëritet pas çdo tragjedie dhe do të vazhdojë të përsëritet. Shto këtu dhe melodramacitetin e faktit, që viktima është edhe gjyqtare, pra është viktimë dyfishe e profesionit të saj dhe martesës së saj.

Nuk jam shumë i prirur të besoj se dhuna në familje dhe krimi për shkak të divorceve është përgjegjësi vetëm e drejtësisë. Ajo ka një peshë të madhe në vendime shpesh absurde, por nuk është e gjitha. Kam parë përshembull vendime gjykate skandaloze në Kavajë, që i imponojnë gruas së ndarë të shkojë të jetojë me ish- vjehrrën dhe vjehrrin derisa të përfundojë gjyqi i pasurisë, çka nënkupton dënim me vdekje për njërën palë. Quhet Luan Lusha dhe është i njëjti gjyqtar që i ka dhënë këtij vrasësit dënimin qesharak për tentativë vrasje. Apo vendime të tjera absurd, kur ti merr urdhër mbrojtje por gjykata urdhëron burrin t’i rrijë 2 metra larg në një dhomë katër me katër si ai në Fier, dhe pastaj ai e hedh nga ballkoni.

Por problemi kryesor nuk është drejtësia, por vetë pafuqia e shtetit dhe qeverisë shqiptare për të krijuar një infrastrukturë që përballon këtë dramë shoqërore. Është një kosto e madhe, e pamarrë seriozisht kurrë.

Gjatë komunizmit, fuqia e shtetit ishte më e madhe dhe frika nga ai edhe më e madhe, dhe kjo detyronte çiftet e divorcuara t’u nënshtroheshin ligjeve të shtetit.

Tani kjo situatë është e ndryshme. Numri anomalisht i lartë i divorceve, dhe arsyet e forta emocionale të divorceve, përplasin viktimat e tyre në një shoqëri të varfër, të pashpresë, pa infrastrukturë dhe fuqi të përballojë këtë “luks” të shoqërisë së sotme.

Nëse duhet marrë seriozisht ndonjëherë kjo çështje, Shqipëria ka nevojë për një legjislacion të ri dhe buxhet social, që të përballojë këtë plagë. Të gjitha aktet e dhunës vijnë nga varfëria me të cilën përballen çiftet pas divorcit, panikut për jetën, dhe në raste më të pakta, nga konflikti për pasurinë, kur ka qenë  e madhe. Kur burrat janë në anën e humbur të pasurisë, janë dhe më agresivë.

Të përballosh këtë plagë duhen miliona për shtëpi sociale, miliona për streha grash të dhunuara, për burra të shkalluar nga trutë dhe mbi të gjitha, një infrastrukturë punësimi për ata, që të ndjehen të sigurtë.

Kjo nuk është çështje lotësh në Facebook, apo aksidente për të cilat mund të thuhet se e ka fajn Saliu, Rama, Meta apo Fatos Nano. Ky është një realitet që ne nuk e përballojmë dot ende si shoqëri dhe shkojmë në drama të tilla, të cilat nuk besoj se do të pushojnë, pasi të pushojnë lotët tanë të krokodilit.

Shqipëria është nga vendet e para në Europë qysh në vitin 1923, që falë zotit ka një ligj për divorcin, para se ta kishte Italia apo ndonjë vend tjetër. Por e  drejta e divorcit në Shqipëri nuk përputhet me kulturën e shoqërisë për divorcin dhe as me kulturën e vet aktorëve të divorcuar. Dhe kjo duhet të jetë po ashtu pjesë e një beteje afatgjatë emancipuese, që nis qysh me edukimin e njerëzve për martesa të sigurta dhe për fund të tyre pa drama, kur nuk prodhojnë më asgjë.

Viktima e sotme nuk u vra si gjyqtare, por si grua e ndarë që nuk zgjidhte dot historinë e divorcit me një burrë idiot. Ajo ishte e dënuar të jetonte në një lagje me të, të përballej me kërcënimet e tij dhe indiferencën tonë. Fakti që vrasësi është liruar nga drejtësia, edhe pse duket dramatik, nuk është thelbi i çështjes, pasi ai mund ta kishte vrarë edhe nëse lirohej pas një viti nga burgu, sipas dënimit.

Problem është fakti që divorci në Shqipëri është një problem i zgjidhur me ligj dhe i pazgjidhur nga shoqëria, shteti, familja, dhe mbi të gjitha nga pikëpamja financiare. Divorci kushton. Fatkeqësisht shpesh herë dhe jetën. Ndaj para tij duhet të mendohen të gjithë, shteti, shoqëria, individët. Është sëmundje luksoze e shoqërive të reja e të pafuqishme si e jona. Nuk është çështje emrash, biografish apo OJQ. Më së paku OJQ. Ato janë neveria e kësaj zhurme.

Next Post
Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin 25 herë më pak se mesatarja e BE

Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin 25 herë më pak se mesatarja e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

August 8, 2026
Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

August 8, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

Monitorimi i trafikut rrugor / Do të aktivizohen kamerat, Rama apel drejtuesve: Respektoni rregullat

August 8, 2026
Plagoset me armë një 33-vjeçar në Korçë, shkak sherri i çastit

EMRI/ Zbardhen detajet e vrasjes në Korçë, viktima ushtarak! Autori e ndoqi me kallash, pas krimit u arratis

August 8, 2026
Pese të vrarë dhe dy të plagosur në më pak se 24 orë (pa përmendur dy qentë)

Të shtëna me armë në Korçë, dyshohet për një viktimë

August 8, 2026
Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

August 8, 2026
Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

August 8, 2026
Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

August 8, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com