• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Divorc zyrtar me Dulen, Rama shkarkon zv.ministren Ifti, propozon largimin e Kuros nga Komisioni i Prokurimeve

by Java News
29/12/2016 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Mjedisit, Oltjana Ifti. Lajmi është konfirmuar prej saj në një prononcim për BalkanWeb. Ifti ka pohuar se vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë me propozim të kryeministrit dhe se zyrtarisht i është komunikuar pak minuta pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. E pyetur për motivacionin e shkarkimit, Ifti nuk ka preferuar të japë sqarime.
Por arsyeja e këtij vendimi lidhet me fundin e bashkëqeverisjes mes PS-së dhe PBDNJ-së, të Vangjel Dules. Kësisoj bashkë me firmën për shkarkimin e zv/ministres së PBDNJ-së, Rama ka firmosur edhe divorcin politik me Dulen.
Marrëdhëniet e tyre u tensionuan veçanërisht pas debatit në Kuvend për prishjen e disa ndërtimeve në Himarë, por firma e Dules në mesin e 7 deputetëve që i kërkuan llogari kryeministrit Edi Rama për mungesën e një date konkrete për hapjen e negociatave me BE dhe replikat e ashpra me të në seancën e kaluar, duket se e kanë shtyrë kryeministrin e vendit të kërkojë divorcin përfundimtar me PBDNJ-në.

Bashkë me shkarkimin e Iftit, Rama ka propozuar edhe shkarkimin e anëtarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, nga radhët e PBDNJ-së, Spiro Kuro.

Shkarkimet e tyre vijnë në kuadër të kërkesës së kryeministrit për shkarkimin e gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të PBDNJ-së, në administratën shtetërore, megjithëse ky përfaqësim ishte pothuajse i papërfillshëm.

Ndonëse një nga aleatët më të gjatë, në kohën që Rama ishte në opozitë, aleanca me Dulen pësoi thyerje sapo Rama mori pushtetin. Kujtojmë se në 3 vite Dule nuk i ka kursyer kritikat e tij për keqeverisjen, kritika të cilat kulmuan me interpelancën e javës së kaluar.
BW/d.i.

Next Post
Charlie Hebdo i qepet edhe tragjedisë së aeroplanit ushtarak rus

Charlie Hebdo i qepet edhe tragjedisë së aeroplanit ushtarak rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In