• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Divorc te noteri”, Ministri i Drejtësisë: Do të prezantojmë një platformë të re në muajt e ardhshëm

by A R
12/01/2026 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka thënë sot se në muajt e ardhshëm do të prezantohet një platformë e re për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndryshme përmes formave alternative sipas modeleve më të mira të vendeve europiane, pa qenë nevoja për të shkuar detyrimisht në gjykatë. Kjo pritet që të kontribuojë edhe në uljen e stokut të dosjeve nëpër gjykata. Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj në Radio Televizionin Shqiptar, Lamallari solli për ilustrim rastin e një çifti i cili kërkon të divorcohet dhe s’ka implikime financiare apo trashëgimtarë. Sipas tij martesa të tilla mund të zgjidhen lehtësisht edhe te noteri pa shkuar fare në gjykatë duke shmangur në këtë mënyrë kohën e gjatë, kostot financiare dhe frustrimin.

“Sot në Shqipëri një çift i cili vendos që fatet e tyre nuk janë më bashkë duke kërkuar të zgjidhin martesën, sipas kuadrit ligjor në fuqi, sipas proceseve standarde tradicionale prej kaq vitesh që nuk janë sfiduar, duhet të shkojë në gjykatë. Nuk ka arsye sepse të zvarriten disa çështje, kur ndërkohë në vende të tjera, zgjidhja e martesës kur nuk ka elementë financiare, kur nuk ka trashëgimtarë, kjo zgjidhet edhe përmes noterit. Pra, është shprehje e vullnetit përpara përfaqësuesit ligjor. Kjo ishte sa për ilustrim, por ka shumë hapësira të tjera ligjore që duhen riparë në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve”, tha Lamallari.

Në vijim të intervistës ai foli edhe për përdorimin e formave të tjera alternative për zgjidhjen e çështjeve pa shkuar në gjykatë, si ndërmjetësimi, arbitrazhi, apo pajtimi, forma të cilat duhet të sugjerohen për qytetarët edhe nga vetë gjykatat, ku për fat të keq në vendin tonë pothuajse nuk e kanë bërë fare deri më tani. Lamallari përmendi gjithashtu mundësinë për përdorimin e teknologjisë e të Inteligjencës Artificiale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ose për të shmangur vajtjen fizikisht nëpër gjykata e prokurori për depozitim të dokumenteve të ndryshme. Por ai theksoi gjithashtu edhe nevojën që institucionet e reja të drejtësisë të jenë në një nivel më të lartë në raport me llogaridhënien karshi qytetarëve.

“Për ne është shumë e rëndësishme që një nga efektet e Reformës në Drejtësi të jetë edhe lehtësimi i jetës së qytetarëve, që të mos presin pafundësisht edhe për çështje krejt minore që të enden në dyert e gjykatave për vite të tëra. Ky është prioritet madhor i yni. Ne do të shfrytëzojmë çdo mekanizëm të mundshëm për adresimin e kësaj çështje, duke përfshirë mbështetjen që ne kemi dhënë për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat në raport me llogaridhënien karshi qytetarëve duhet të japin shumë më tepër nga sa ata kanë dhënë deri më tani. Është bërë një punë e mirë megjithatë nuk do të jemi kurrsesi të kënaqur derisa të shohim që çështjet nuk zgjasin me vite të tëra në gjykatë, qofshin këto të natyrës civile apo penale apo administrative. Ne këtu do të përdorim mekanizma të ndryshëm ligjore si me mbështetjen e vazhdueshme që ne kemi dhënë në drejtim të kapaciteteve të institucioneve të ndryshme të drejtësisë, qoftë edhe me numrin e ndihmësave ligjorë, po nga ana tjetër është shumë e rëndësishmë për ne që kjo nuk duhet të shikohet vetëm si çështje e rritjes së pagave apo rritjes së numrit të ndihmësave. Kjo është çështje përkushtimi ndaj punës së përditshme, e të qenit efektiv në trajtimin e ankesave apo padive të qyetarëve. Ne do të prezantojmë një platformë e cila do të kërkojë jo vetëm miratim të strategjisë kombëtare në nivel politik, por edhe rishikimin përmes kësaj i nevojave për ndërhyrje ligjore aty ku është vendi, duke parë edhe praktikat e vendeve më të mira të Bashkimit Evropian, për adresimin e çështjeve, e konfliktit mes palëve përmes mekanizmave alternative si ndërmjetësimi, arbitrazhi, pajtimi, zgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes formave hibride duke përdorur edhe teknologjinë. Nuk ka arsye që një qytetar për të depozituar një dokument të thjeshtë të bëjë disa kilometra rrugë për në gjykatë osë prokurori ndërkohë që ky mund të depozitohet edhe online. Ky është vetëm një aspekt, por sigurisht deri në pjesën e shqyrtimit të çështjeve mundësisht pa shkuar fare në gjykatë. Apo edhe për të shqyrtuar mundësinë e përdorimit të teknologjisë, përfshi edhe Inteligjencën Artificiale, pa i hyrë fare proceseve gjyqësore”, deklaroi ministri Lamallari.

Next Post
NATO reagon për sigurinë e Groenlandës në Arktik mes presionit të SHBA-së

NATO reagon për sigurinë e Groenlandës në Arktik mes presionit të SHBA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com