Sapo doli nga burgu përfundoi sërish pas hekurave. Kjo është historia e shkurtër e një 43-vjeçari në Divjakë i cili pak kohë pasi kishte mbaruar dënimin u rikthye sërish në qeli.
Ilia Monçja u arrestua ditën e djeshme, pasi për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur ka thyer xhamat e dritareve të Bashkisë Divjakë. Ai pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për dhunë.
Sipas policisë, ai është natyrë problematike pasi pi rregullisht alkool dhe kjo nuk është hera e parë që dëmton institucionet publike. Materialet në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Shkatërrim i pronës”.









