Një person në Divjakë ka gjetur vdekjen në mënyrë të dhimbshme, teksa ka qenë duke ecur.
Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, në fshatin Kryekuq, në oborrin e banesës së 83- vjeçarit H.M., është thyer një degë pishë e cila i ka rënë mbi kokë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ky rast është klasifikuar si aksidentale, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Lushnjes./noa/a.k