• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DIVJAKE/ Dëshmia e Bajram Krasniqit që derdhi plumba mbi 14 vjeçaren: Ose e imja…

by Java News
12/01/2018 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen te tjera detaje nga ngjarja e rëndë dje në Babunjë të Divjakës, qe për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Dashuria për një vajzë të mitur ka bërë që një 22-vjeçar të tentojë ta vrasë pasi mësoi lajmin se familja do ta fejonte me një tjetër djalë. Në kushtet e zhgënjimit, i riu ka rrëmbyer armën dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të saj, shkruan “Panorama”.

Nga Policia mësohet se, ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Babunjë, ku Bajram Krasniqi ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një 14- vjeçareje, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Mësohet se i riu, Krasniqi, ishte dashuruar pas nxënëses së klasës së tetë dhe kishte kohë që e ngacmonte atë. Vazhdimisht i riu i zinte rrugën kur ajo kalonte dhe e ngacmonte me fjalë, ndërsa i kishte kërkuar disa herë ta takonte.

Por pavarësisht kësaj, vajza e mitur nuk ka shfaqur asnjë interes për djalin. Ajo shkonte e kthehej çdo ditë nga shkolla, por asnjëherë nuk i ka dhënë mundësinë të riut për t’i shprehur dashurinë duke e shmangur atë, edhe pse 22- vjeçari i kërkonte që ajo të fejohej me të. arma e sekuestruar

“Nuk ke nga të shkosh, një ditë do të bëhesh nusja ime”, mësohet se i shprehej shpesh djali. Me këtë mendim dhe dashuri në distancë, Bajram Krasniqi duket se e kishte bindur veten që vajza i përkiste atij dhe në momentin që ka marrë vesh që 14-vjeçarja po fejohej me dike tjetër, për të cilin edhe familja kishte rënë dakord, që të rinjtë të njiheshin e me vonë të vendosnin për fejesën, 22-vjeçari i ka kapërcyer kufijtë, duke tentuar ta vrasë të miturën.

Dje pasdite, ai ka ruajtur një çast kur vajza shkonte në dyqanin e fshatit dhe pasi e ka parë në një moment vetëm, ka qëlluar në drejtim të saj duke i thënë se atë ose do ta merrte ai për nuse ose askush tjetër.

“Ose do bëhesh imja, ose e askujt”, i ka thënë ai. Policia thotë se e mitura nuk ka marrë asnjë lëndim dhe është mirë nga ana shëndetësore, ndërsa psikologjikisht vajza është shfaqur e trembur.

Ajo ka thënë para Policisë se nuk e kishte marrë kurrë seriozisht ngacmimin e vazhdueshëm të tij. “Nuk më kishte bërë përshtypje. Fliste si të gjithë çunat. Nuk di se çfarë ka menduar”, mësohet të ketë thënë e reja për Policinë.

Kjo e fundit, brenda një kohë të shkurtër pas denoncimit të ngjarjes, ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar si dhe të sekuestrojë armën, me të cilën i riu ka tentuar të kryejë krimin.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë. Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime”, bëhet e ditur nga ana e Policisë.

ma.me

Next Post
Fotot epike/ Inaugurimi i “7 xhuxhave”, Meta në kamerdare, Rama me rosak

Fotot epike/ Inaugurimi i “7 xhuxhave”, Meta në kamerdare, Rama me rosak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KQZ zbulon shifrat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë në zgjedhjet në Kosovë

KQZ zbulon shifrat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë në zgjedhjet në Kosovë

June 7, 2026
ARRSH hap procedurën për 6 mbikalime këmbësorësh në autostradën Tiranë–Durrës

ARRSH hap procedurën për 6 mbikalime këmbësorësh në autostradën Tiranë–Durrës

June 7, 2026
Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-drejtuesit të Gardës: Flamur Kolmarku u gjet i mbytur në lumin Mat

Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-drejtuesit të Gardës: Flamur Kolmarku u gjet i mbytur në lumin Mat

June 7, 2026
Ministri Nufi për Milot–Balldre: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Ministri Nufi për Milot–Balldre: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

June 7, 2026
Gjendjet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës! Autoritetet vijojnë hetimet

Gjendjet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës! Autoritetet vijojnë hetimet

June 7, 2026
Aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet nga ngjarja

Aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet nga ngjarja

June 7, 2026
SHBA rrëzon dronë iranianë, tensione në Ngushticën e Hormuzit!

SHBA rrëzon dronë iranianë, tensione në Ngushticën e Hormuzit!

June 7, 2026
Kina dhe Greqia rrisin bashkëpunimin në çështjet detare

Kina dhe Greqia rrisin bashkëpunimin në çështjet detare

June 7, 2026
Zyrtari i Trump, Grenell mbështet Ramën! Riposton deklaratën e kryeministrit për protestën në Tiranë dhe resortin në Zvërnec

Zyrtari i Trump, Grenell mbështet Ramën! Riposton deklaratën e kryeministrit për protestën në Tiranë dhe resortin në Zvërnec

June 7, 2026
Edi Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë “flamingot e Bulevardit”?

Edi Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë “flamingot e Bulevardit”?

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In