Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Divjakë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një fermer.
Policia bën me dije se viktima është qytetari me iniciale A. B., 72 vjeç, i cili është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën.
Ndërkohë, shërbimet e rendit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/e.d











