• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diversioni i Kryemadhit: Po t’i kisha 28 firma, do të propozoja Pandeli Majkon për President!

by A R
22/04/2022 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe analisti Artur Zheji të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ folën për zhvillimet politike në vend dhe emergjencat opozitare të LSI-së.

Kryemadhi u shpreh se procesi zgjedhor i 25 prillit ishte një proces i pandershëm.

E ndalur tek zgjedhja e presidentit të ri, Kryemadhi tha se kryeministrit Edi Rama i duhet një president që nënshkruan marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. Gjithashtu ajo theksoi se nëse do të kishte 28 firma ajo do të prezanto një kandidat për president, për të cilin tha se do të propozonte emrin e Pandeli Majkon.

Emergjencat opozitare të LSI-së?

Kryemadhi: Situata politike ka ardhur edhe si rrjedhojë e një procesi dhe sistemi të pandershëm, Deformimi i votës ka qenë një nga problemet kryesore. Ne sot kemi një njeri që ka marrë atributet e mbretit dhe vendos ai se çfarë do të ndodhë. Ndryshimet kushtetuese të njëanshme 30 korrikut të 2020, sollën një deformim zgjedhor. Sot me 107 mijë vota LSI ka 4 mandate, ku parti të tjera me 30 mijë vota kanë 3 mandate. Apo parti të tjera që kanë krijuar grupe parlamentare fiktive ku të gjithë deputetët bashkë nuk i bëjnë 5-6 mijë vota. LSI i hiqet e drejta e të pasurit të grupit parlamentar në Parlament në mënyrë të tillë që të mos ketë mundësinë e te folurit në Parlament dhe të mos ketë mundësinë e të qenurit pjesë të hartimit të rendit. Vitin e kaluar u votua zgjata e organeve të vettingut me të vetmin kusht nga Partia Demokratike që ishte ngritja e komisionit të reformës dhe komisionit për Reformën Administrative. Kanë kaluar mbi 6 muaj dhe jo vetëm që nuk është diskutuar dhe nuk është ngritur dhe as nuk ka filluar të diskutohet për reformën zgjedhore.

Zgjedhja e presidentit nuk ka nevojë për fasadë. Është me rëndësi që nëse do të kishim angazhim të opozitës le t’ia linte opozitës, nëse Rama është kaq bujar le t’ia linte.

Pushtet nuk është karrigia, por forca e mendimit dhe ne e dimë që zoti Meta nuk është politikan vegjetues. Rama me mua ka probleme shumë të mëdha, zoti Meta dhe Berisha janë edhe institucional në marrëdhënie me të. Sa i përket zgjedhjes së presidentit, nëse mazhoranca ka pasur dëshirë që të lejonte opozitë ta zgjidhte le të pranonte një kandidat…S’mund të bëjmë kot kalkulim numrash, zoti Alibeaj mund të bënte propozim. Në këndvështrimin tim është më e ndershme që PS të thotë do ta zgjedh unë presidentin sepse qytetarët më votuan më 25 prill, pavarësisht se ne kemi shqetësimet tona. Kryeministrit i duhet një president që nënshkruan marrëveshje që janë në kurriz të shqiptarëve. Përfshirja në proces nuk është të jesh ushtar i Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit, nëse unë kam firmat do të propozoja kandidat për president. Ato kanë Lulzim Bashën kandidat për president, kam dëgjuar që Basha ka qenë kandidat. Ata i kanë 28 firma dhe le ta propozojnë është vlerësimi i madh që Rama ta shpërblejë për atë çfarë i bëri. Ata kanë alternativa shumë të mira. Kujtoj në zgjedhjen e Lindita Nikollës kam votuar kundër, pra është përfshirja është me rëndësi. Ka një mundësi që t’i përfshihesh në proces. Po të kisha 28 firma do propozoja, unë do të propozoja një kandidat. Unë do të propozoja Pandeli Majkon nëse do të kisha 28 firmat.

Zheji: Pra, ju jeni për përfshirje në proces?

Kryemadhi: Për përfshirje, unë nuk i kam 28 firma. Nëse do t’i kisha 28 firma unë do ta propozoja. Sepse sot njerëzit gjenden përballë mungesës së alternativës. Edhe kjo, që t’i të shkosh të bëhesh ushtar i Edi Ramës pa një alternativë. Sepse bojkoti, çfarë është? Bojkoti është që ti nuk ke alternativë, prandaj e bojkoton. Po nëse ti ke alternativë.

Next Post
DETAJE: Ishin shpallur në kërkim, arrestohen në doganën e Kapshticës dy persona

DETAJE: Ishin shpallur në kërkim, arrestohen në doganën e Kapshticës dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com