• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diversioni i Bashës: Askush nuk e beson Ramën se Reformën në Drejtësi nuk e do Ilir Meta

by Lorenc Vangjeli
03/02/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç ka vepruar shpesh kohët e fundit paraardhësi i tij në krye të Partisë Demokratike, edhe Lulzim Basha po përpiqet të bëjë diversion brenda krerëve të mazhorancës. Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kryetari Lulzim Basha tha se Rama është i pabesueshëm kur përpiqet t’u mbushë mendjen partnerëve se Ilir Meta dhe opozita nuk e duan Reformën.

“Nuk të beson askush kur u thotë ndërkombëtarëve se opozita nuk e do Reformën, Ilir Meta nuk e do reformën”, tha Lulzim Basha.

Më tej ai deklaroi se Edi Rama nuk e do Reformën në Drejtësi, pasi kërkon të ketë gjyqtarë të korruptuar për të mbuluar korrupsionin qeveritar.

“Të ulemi për ti dhënë venit Reformën në Drejtësi. Kemi sot një dokument ku mund të bazohemi, kemi qëndrimet e Venecias. Të gjithë e kanë kuptuar se loja me ekspertë ishte një përpjekje po kaq mjerane e Ramës për t’i ikur Reformës në Drejtësi. Loja me ekspertë mbaroi. Partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar ku ka mbetur sharra në gozhdë, është Edi Rama që do të kapë drejtësinë. Askush nuk ka nevojë sot më shumë se Edi Rama për gjyqtarë të korruptuar që ka përfituar miliona euro nga konçesionet korruptive. Askush nuk është më i interesuar për Reformën në Drejtësi se Partia Demokratike, e cila nuk ka kauzë më të madhe se Reforma në Drejtësi. Krimi nuk luftohet me korrupsion dhe me drejtësi të kapur. Nëse do Reformën kryeministri duhet t’i përgjigjet ksaj ftesës sonë publike, që në fakt ftesën duhet ta bënte ai si kryeministër. Kam prej shtatorit që i bëj të njëjtën ftesë për Reformën në Drejtësi”, tha më tej Basha.

Kreu i opozitës i bëri thirrje mazhorancës të miratojnë në Parlament me procedurë të përshpejtuar ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të futet në rendin e ditës ditën e enjte. S’ka mbetur gjë tjetër për t’u rakorduar. Gjithçka është rakorduar. Taksapaguesit amerikan përmes ndërhyrjes së çmuar të ambasadorit Lu kanë vënë në dispozicion miliona dollarë për trajnimin e prokurorëve dhe policëve që do jenë pjesë e kësaj strukture. Po për këtë çfarë presim, pse vonohemi. Autorizoj kryetarin e grupit që nesër në seancë t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit të miratohet me procedurë të përshpejtuar ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit”, tha Basha.

Next Post

Shtëpi si në përrallë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In