• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditmir Bushati: Në 20 vite hendeku mes nesh nuk ka ndryshuar, BE-ja duhet të përcaktojë vija të kuqe për “standardin europian”

by Ardit Rada
08/05/2020 20:43
Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka kujtuar Samitin e Zagrebit në vitin 2000 dhe atë të 6 majit që lamë pas duke vënë re se asgjë s’ka ndryshuar mes Shqipërisë dhe BE-së sa i përket tematikave apo dhe hendekut mes njëra- tjetrës.

Bushati thotë se KE sot e sheh veten si komision gjeopolitik por në vend të mjaftohet vetëm me rikonfirmimin e perspektivës BE duhet që të vendosë një mekanizëm angazhues e llogaridhënës bashkë me paketën paketës 3.3 miliardë euro të pandemisë.

Sipas ish- ministrit një mekanizëm i tillë kombinon zhvillimin ekonomik e social me progresin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës.

STATUSI NGA DITMIR BUSHATI

ZAGREB, 20 VJET MË PAS

Në nëntorin e vitit 2000, Bashkimi Europian në Zagreb prezantoi procesin e Stabilizim-Asociimit për vendet e Europës Juglindore. Në dokumentin e miratuar theksohej lidhja ndërmjet progresit të vendeve të rajonit drejt demokracisë, sundimit të së drejtës, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal, nga njëra anë, dhe perspektivës së anëtarësimit në BE, nga anën tjetër.

20 vjet më pas, në dokumentin e miratuar këtë javë në Samitin e Zagrebit, që mblodhi virtualisht udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për fat të keq, tematika nuk ka ndryshuar shumë. Ndërkohë që nga grupi i vendeve pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit, vetëm Kroacia arriti të bëhej vend anëtar i BE-së në vitin 2013.

Tematika nuk ka ndryshuar shumë në këto 20 vjet. Hendeku mes nesh dhe BE-së nuk është zvogëluar. Mirëpo, konteksti gjeopolitik ka ndryshuar.

Viti 2000 shënonte fazën përfundimtare të anëtarësimit të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në BE. E në të njëjtën kohë, triumfin e demokracisë liberale, ku vendet e lindjes ish komuniste të etura për ndryshim ishin përfshirë në një proces reformimi, demokratizimi dhe transfomimi ekonomik. Asokohe ishte e vështirë të vendosje pikëpyetje mbi “standardin europian” dhe vlerat e demokracisë liberale dhe pakkush do ta mendonte se procesi i “imitimit” të vendeve të perëndimit të Europës së Bashkuar nga vendet e lindjes ish komuniste nuk do të përtypej kollaj. Zgjerimi, megjithëse një temë jopopullore, përballohej nga politikanë të regjur, siç ishte rasti i Komisionerit gjerman të zgjerimit Gunter Verheugen. Raportet e monitorimit të reformave lexoheshin si librat e shenjtë.

Po kështu aleanca euroatlantike ishte në kulmin e mirëkuptimit të vet duke projektuar zgjerimin më të madh në historinë e saj dhe zvogëlimin e ndikimit rus në arkitekturën e sigurisë europiane. Richard Holbrooke, i referohej SHBA-ve si fuqi europiane dhe jo si një fuqi në Europë.

Kriza financiare e vitit 2008 e pasuar nga kriza e paprecedentë e refugjatëve që vinin nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme nxori në sipërfaqe, krahas dallimeve ekonomike dhe financiare ndërmjet veriut dhe jugut, dallimet rreth vlerave e demokracisë liberale, ndërmjet perëndimit dhe lindjes të BE-së. Brexit ishte gjithashtu një goditje për projektin europian. Afërmendsh, kjo situatë u reflektua edhe në cilësinë e shpejtësinë e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Paradoksalisht, sot kemi vende anëtare të BE-së që janë në proces disiplinor për shkelje të “standardit europian”, sikurse vende kandidate që edhe pse kanë vite në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE kanë pësuar regres demokratik.

Kjo është arsyeja kryesore se përse dokumenti i Zagrebit i vitit 2020 është i ngjashëm me atë të para 20 viteve, me përjashtim të përgjigjes për situatën e shkaktuar nga pandemia. Pikërisht, mënyra sesi BE-ja do të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen ndaj Covid19 mund dhe duhet të ridimensionojë edhe marëdhëniet mes tyre.

Pavarësisht dobësive të politikës së BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe konsolidimit të status quo-s në rajon, shoqëruar më mungesën zhvillimit të domosdoshëm ekonomik dhe rënien demografike, për shkak të emigrimit drejt vendeve më të zhvilluara të Europës, sërish BE-ja vijon të mbetet një pol tërheqës për vendet e rajonit. Çështja shtrohet tek efektiviteti i kësaj politike.

Ndaj, paketa e BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 3.3 miliard eurosh duhet shoqëruar me një mekanizëm angazhues e llogaridhënës që kombinon zhvillimin ekonomik e social me progresin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës. Pasi nuk ka sundim të së drejtës pa zhvillim ekonomik, sikurse nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshëm pa sundim të së drejtës.

Në librin e tyre “Pse kombet dështojnë – origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varfërisë” studjuesit amerikanë Daron Acemoglu dhe James Robinson argumentojnë ndërlidhjen mes funksionimit të institucioneve politike nga njëra anë dhe prosperitetit ekonomik e shoqëror nga ana tjetër. Prosperiteti ndihmon krijimin e institucioneve politike funksionale e të qëndrueshme, çka ende mungojnë në rastin tonë.

Në rast se pas shembjes së Murit të Berlinit mbizotëroi ideja se gjeopolitika po humbte rëndësinë, sot Komisioni Europian e konsideron veten një “komision gjeopolitik”. Prandaj, në vend që të mjaftohet me “rikonfirmimin e perspektivës europiane për vendet e rajonit”, BE-ja duhet ta fitojë betejën gjeopolitike para së gjithash në oborrin e shtëpisë së vet, pasi investimi i saj në rajon është i pakrahasueshëm me aktorë të tjerë ndërkombëtare. BE-ja duhet të nxisë kësisoj një model të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik që vjen dora dorës me zhvillimin politik e institucional, duke përcaktuar vija të kuqe për “standardin europian”, të cilat nuk duhen lejuar që të kthehen në vija në rërë.

/e.rr

Next Post
Zbardhet urdhri/ Nga 11 maji hapen klinikat dentare, njihuni me orarin dhe masat që duhen zbatuar

Zbardhet urdhri/ Nga 11 maji hapen klinikat dentare, njihuni me orarin dhe masat që duhen zbatuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

April 15, 2026
Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

April 15, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

April 15, 2026
Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

April 15, 2026
Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

April 15, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e patolerueshme që lanë njerëzit rrugëve

April 15, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

“Situata e sigurisë më e ndërlikuar, për shkak të aktiviteteve të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit”

April 15, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In