Me rastin e Festes se Kosoves ka uruar edhe ish-ministri Bushati. Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka uruar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një statusi në “Facebook”.
Bushati thotë se Kosova shtet është produkt i sakrificës për liri por edhe rendit ndërkombëtar.
“Gëzuar ditën e pavarësisë Kosovë! Kosova shtet është produkt i sakrificës për liri dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi respektin për të drejtat e njeriut. #Mirënjohje 🇽🇰🇦🇱”, shkruan Bushati.