• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditmir Bushati kandidat për deputet?! Flet Beqaj: Vendimi final i takon kryesisë. Do të ketë shumë risi

by Ardit Rada
03/03/2021 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj, ishte i ftuar në emisionin “FrontLine”, në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço. Gjatë bisedës me gazetaren, Beqaj zbuloi se objektivi i PS në qarkun e Shkodrës është të sigurojë 4 mandate, ashtu sikurse ndodhi dhe në vitin 2017. Ai tha se në këtë qark do të jetë një nga betejat më të ndezura, duke qenë se një nga kandidatët do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozofina Topalli. I pyetur se nëse ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të jetë pjesë e listës së kandidatëve, Beqaj tha se kjo gjë nuk është vendosur dhe se një vendim final e merr kryesia, por shtoi se si drejtues qarku, është në komunikim të vazhdueshëm me të.

Ilir Beqaj: Partia e zonjës Topalli është prezantuar dhe Patozi, do të jetë një nga betejat më të ndezura në qarkun e Shkodrës, sepse ka konkurrencë këtë herë.

Marsela Karapanço: Bashkëpunim me Topallin?

Ilir Beqaj: Ne jemi të përgatitur që të kemi 4 mandate në Shkodër dhe më shumë se 72 mandate në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë sigurisht në Kuvendin e ardhshëm qeveria do të ketë nevojë përsëri për të marrë reforma të rëndësishme, që shkojnë më shumë se 70 mandate. Pas zgjedhjeve ne mund të vendosim ura komunikimi me këdo që është i interesuar, për Reformën në Drejtësi. Qasja e Metës dhe Bashës në Reformën në Drejtësi është e cunguar. Sigurisht që qeverisja prodhon konsum dhe reforma, praktikisht me të vërtetë ka konsum, por që nga 1 janari biznesi i vogël e ka taksën 0, që nga 1 janari, për fshatarët nafta është pa taksa. Paga minimale është ngritur. Vendi kaloi situatë të vështirë për tërmetin, por edhe pandemisë, duke qenë se mandati është 4 vjeçar, atëherë reformat diskutohet.

Marsela Karapanço: Bushati do të jetë në lista?

Ilir Beqaj: Duke qenë se listat nuk janë diskutuar në kryesi, nuk mund të bëjmë gjë publike. Listat kanë deputetë aktual por edhe prurje të reja.

Marsela Karapanço: Bushatin s’do e shohim në Shkodër?

Ilir Beqaj: Në aktivitetet që kemi bërë atje zoti Bushati nuk ka qenë prezent.

Marsela Karapanço: Ka ndonjë mesazh?

Ilir Beqaj: Jo.

Marsela Karapanço: Ju si drejtues politik keni kontakt me të?

Ilir Beqaj: Po, kam kontakt.

Marsela Karapanço: Sa shanse ka që zoti Bushati, si një kritik të mos jetë pjesë e listës?

Ilir Beqaj: Do të bëhet një reformim dhe do të diskutohet skuadra që do të jetë në listë.

Marsela Karapanço: Sa risi mund të shohim me qarkun e Shkodrës?

Ilir Beqaj: Do të kemi mjaftueshëm prurje të reja?
Marsela Karapanço: Por rikonfirmin deputetësh?

Ilir Beqaj: Por edhe nga ky rang do të ketë.

Next Post
Halim Kosova u nxori skandalet, PD e sulmon: Dështak që po të përdor Rama, vure drejtor spitali kushëririn e gruas tënde

Halim Kosova u nxori skandalet, PD e sulmon: Dështak që po të përdor Rama, vure drejtor spitali kushëririn e gruas tënde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com