• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditët e nxehta, çadra e kujdesit në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Kemi disa pika në qytet, shmangni daljet e panevojshme

by S T
14/08/2024 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse iu ndodh të kaloni pranë sheshit “Skënderbej”, në këto ditë të nxehta gushti, mund të afroheni pranë Çadrës së Kujdesit që Bashkia e Tiranës ka ngritur prej disa javësh, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal në këtë stacion për një apel për qytetarët, që të shmangin lëvizjet, sidomos gjatë orëve të pikut. Ai tha se për ata që e kanë të nevojshme të dalin, janë disa pika ku mund të ndalojnë për të pirë ujë dhe për të matur tensionin.

“Jashtë kësaj tende është 40 gradë. Ftesa për të gjithë qytetarët, sidomos ata të moshës së tretë, është të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë diçka urgjente. Për ata që e kanë të nevojshme të dalin, ne kemi hapur disa pika, – kjo është kryesorja në sheshin “Skënderbej”, për t’u freskuar pak, për të matur tensionin, për t’u çlodhur në hije, para së të vazhdojnë rrugën. Thirrja është: qëndroni të hidratuar, shmangni daljet e panevojshme, dhe mbani një sy hapur për të dashurit tuaj. Do të doja që të gjithë të tregojmë pak kujdes për njëri-tjetrin. Qyteti i mirë është ai që funksionon si familje”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se në çadrën e kujdesit është menduar edhe për kafshët shtëpiake. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos i braktisin kafshët e tyre në rrugë.

“Më vjen mirë që kemi menduar edhe për katër putroshët. Kemi një thirrje edhe për qytetarët që ikin me pushime: Ju lutem mos i braktisni kafshët! Gushti është muaji më i vështirë për shërbimet veterinare sepse ka shumë njerëz që, për të dalë në fotografi thonë se e kanë kafshën si njeriun e shtëpisë, ama njeriun e shtëpisë ti nuk e lë në shtëpi në gusht, kur ikën me pushime, e merr me vete. Mos e lësho në rrugë. Nuk është e ndershme të blihen kafshë shtëpiake që i trajtojmë si lodra, ndërkohë që janë qenie të gjalla. Së pari, është e paligjshme dhe kriminale, së dyti është jo njerëzore”, theksoi kryebashkiaku.

Sinoptikanët kanë parashikuar se edhe në ditët në vazhdim në vendin tonë do të vijojnë temperaturat e larta, të cilat në disa zona do të shkojnë deri në 40 gradë Celsius.

Next Post
Humb jetën 59-vjeçari në Korçë, u rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj

E trishtë! Familjarët gjejnë pa jetë 43-vjeçarin në Gjirokastër, dyshimet

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com