• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditët e mia me Baxhakun nëpër Tiranë

by Rikard Ljarja
24/08/2019 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rikard_Ljarja

Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut?! Me kë u zemërove? Ne të gjithë të deshëm, fort. A thua të mbaruan fjalët?! Nuk e besoj! Ti kishe shumë për të thënë, me zërin tënd të butë si kadife, me mendjen tënde të qartë si kristal. Pse ike kaq shpejt, o mik? U takonim vite përpara, në vitet e vështira në “Bar West”. Aso kohe, ti i kishe flokët e gjatë pak si biond të lidhur nga mbrapa. Pinim kafe. Bënim ndonjë thashethem pa zarar. Aty ishin të gjithë: Lakoja që e pinte konjakun në banak, Shvarci që nervozohej kur lexonte gazetat me mungesën e drejtshkrimit, Panoja që rrinte në një tavolinë vetëm me një copë letër dhe një stilolaps dhe shkruante poezi me forma klasike me katër vargje dhe me rima të alternuara. Diku në ato poezi, je edhe ti o Tos. Ishte edhe Sokoli, juristi miku ynë, ishte Roku i kudogjendshëm, Mond Laçi, Tori, nganjëherë vinte edhe Edi.

Punuam te “Vizion +”. Rrinim pothuaj gjithë ditën bashkë. Një ditë kur po rrinim në kafe pa folur gjatë, ti, papritur, sikur u kujtove për diçka:

– Kam gjet një fotografi tendën në shtëpi.

– Çfarë?

– Në dasmën e nënës sime.

U kujtova, isha shumë i ri kur një ditë Vehbi Çanga më tha se martonte motrën dhe…

Shkova te shtëpia mbi “SHNUMë”, karshi poliambulancës.

Aso kohe, unë isha “ahengxhi”, mora fizarmonikën dhe shkova në dasmën e nënës së Tosit. Nuk ma merrte mendja se do të isha fiksuar në një fotografi.

Mbasi u mbyll “Bar West”-i, ndërruam vend. Shkuam te “Friend’s Bookhouse”, te Ladi.

Prapë mblidheshim: Plutoni, Gerta, Astriti i papërtueshëm, Eno, Dash Balla, Tan Huqi, Misha… aty prisnim edhe miq të rastit që ndalonin, pinin nga një gotë, ndërronim muhabet… Dash Shehi…

Të gjithëve na mblidhte Tosi. Po të mos ishte Tosi, asnjeri nuk do rrinte aty.

Jetonte në shtëpi me qira. Një ditë kishte blerë një kilogram oriz.

– Po bëke pilaf!

– Jo, e kam për pëllumbat.

– Pëllumbat?

– Kanë mbet pa zot, janë vrarë çunat që i mbanin

Dhe kujdesej për pëllumbat e viktimave!

Seç kishte një trishtim që nuk iu nda asnjëherë.

E kujdesej edhe për të panjohurit. Në ’97, mbasi bandat vodhën e grabitën, i vunë edhe flaken “Bankës së Kursimeve” në Shkodër, flaka e ’97-ës dogji edhe shtëpinë që ishte sipër saj, kështu që qytetari mbet në mes të katër rrugëve dhe e pa të udhës të kërkonte ndihmë, duke bërë një thirrje në gazetë. Tosi shkroi një artikull. Dhe qytetari iu përgjigj: Kush je ti o Fatos Baxhaku që më del zot pa më njohur.

Më pyete se kush ishte ky njeri, më the emrin: Agostin Ashta. Me zor e gjeta se kush ishte, sepse ne të gjithë e thërrisnim: Gusti.

I urreje lavdërimet.

Kur promovoi një libër që bashkëpunoi me Klodi Kapon në sallën e Ministrisë së

Kulturës, mbasi mbaroi promovimi ishte shumë nervoz. Iu afrova andej nga fundi,

desha ta uroj.

Seç mërmëriti nëpër dhëmbë.

– Çfarë ke?

Prapë diçka mërmëriti.

E mora vesh.

I fola dy-tri fjalë, që ishte nder që e lavdëronin, se e meritonte…

Nuk më la të mbaroj.

Prapë foli nëpër dhëmbë.

Nuk e ngacmova më.

Urimet për librin ishin unanime dhe të sinqerta.

Nuk i duronte. E quante se kishte bëre vetëm detyrën.

E donte vajzën, vajzat e tij. Kam qëlluar shpesh kur takoheshin.

Si përkujdesej, për gjithçka.

Edhe për… vazhdonte të ndihmonte

Ne të gjithë e donim fort.

E donin edhe të gjithë vajzat e tjera. Nuk e di pse. Ndoshta sepse ishe i ëmbël, i butë, fjalëpakë dhe që rrezatoje vetëm mirësi, fort.

Edhe ai i donte, i donte. Dhe i ndihmonte sa herë i jepej rasti. Vajzat.

Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut.

Na le një boshllëk të madh.

Ti nuk e paske ditur se kush je, se ndryshe do të rrije, do të rrije se na duheshe: Për mjeshtërinë e profesionit, që e bëje pa hile dhe pa kërkuar asgjë. Do të rrije për të mbaruar ato që kishe planifikuar. Se i duheshin atdheut (thashë një fjalë të madhe që ai nuk donte), po, po atdheut, e them me gojën plot. Se ti ishe ai që po na mungon çdo ditë: I ndershmi, i ndershmi me veten, me ne të gjithë, i dashuri, i buti, i trishtuari, hallemadhi, se edhe halle kishe me shumicë, po nuk u ankove kurrë.

U hap dera dhe vura re se i ngjite ato dy shkallë me zor. “Pse qenka kaq i lodhur”, thashë me vete. Pastaj filloi një ceremoni e vogël për promovimin e një libri timin (se mbasi mbarova me kinemanë, kam filluar të shkruaj meqë s’bëj dot film më).

Pas pak po e kërkoja me sy se ku ishte futur, po nuk e pashë.

Ishte hera e fundit që e shikoja.

Më vonë mora vesh se ishte sëmurë dhe erdhi.

Kaq sëmurë ishte sa nuk arriti të qëndrojë deri në fund, e megjithatë erdhi.

Erdhi.

Po iku.

Ej, Tos-o, pse ike me kaq ngut.

Ne të gjithë të deshëm.

Fort.

Pushofsh në paqe, miku i im!

Opinion i publikuar sot ne gazeten PANORAMA. Titulli i autorit: Eh, o miku im i mirë!

Next Post
Si mund t’i shpëtojmë fëmijët ushtarë?

Si mund t'i shpëtojmë fëmijët ushtarë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, katër skenarët për formimin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, katër skenarët për formimin e qeverisë së re

October 30, 2026
Koreja e Veriut teston dronët sulmues dhe raketat, teksa Kim bën thirrje për “epërsi absolute“

Koreja e Veriut teston dronët sulmues dhe raketat, teksa Kim bën thirrje për “epërsi absolute“

October 30, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

October 30, 2026
Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

October 30, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

October 30, 2026
Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

October 30, 2026
Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In