• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ditën zihen, natën puthen”, Alibeaj për paktin PS-Rithemelimi: Sakrifikuan votën e diasporës

by Java News
19/03/2024 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë muajt e atij që u quajt “aksioni opozitar” në Parlament, Enkelejd Alibeaj i ka cilësuar si akte të një beteje të rreme që prodhoi sakrifikimin e Reformës Zgjedhore, listave të hapura dhe votës së diasporës.

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, u shpreh i bindur se “pakti i fshehtë”, siç e cilësoi ai, mes “Rithemelimit” dhe shumicës socialiste ka qenë i dakordësuar që në krye të herës.

“Një betejë e tillë nuk mund të jetë veçse e rreme. Kjo duket nga faktet publike…Një betejë do të ishte e suksesshme nëse do të kishe arritur diçka në interes të publikut.”

Sipas Alibeajt, pas marrëveshjes mes PS-së dhe grupimit të Rithemelimit qëndron synimi për të ruajtur ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, por edhe dëshira për të penguar punën e Reformës në Drejtësi.

“Sot, ajo që kërkohet nga publiku shqiptar, është lënia pas e të shkuarës 33-vjeçare. Po ndodh një ringjallje e kësaj simptome të vjetër. Bajlozët e vjetër të politikës, bëjnë sikur zihen. Në realitet, shahen ditën dhe puthen natën.”

Teksa akuzoi kolegët demokratë se me këtë marrëveshje, po i dhurojnë kryeministrit Edi Rama mandatin e katërt, Alibeaj theksoi se nga PS deri më tani, pala e tij, nuk “ka marrë asnjëherë ndonjë ofertë për pazare,” nga shumica socialiste.

Po a ekziston mundësia që deputetët e mbetur në grupimin e Bashës të bashkohen me Rithemelimin?

“Po të shkojmë te Berisha, bëhemi pis,” deklaroi Alibeaj, i cili shtoi se demokratët mund të bashkohen, por vetëm rreth vlerave të përbashkëta.

Dhe, mesa duket, PD-ja zyrtare nuk do të jetë pjesë e komisioneve hetimore që do të krijohen pas marrëveshjes, PS-Rithemelimi.

/f.s

Next Post
Akuza ndaj Saimir Kodrës për ngacmim/ Egla Ceno: Mbaj përgjegjësi për deklaratën, po mendoj…

Akuza ndaj Saimir Kodrës për ngacmim/ Egla Ceno: Mbaj përgjegjësi për deklaratën, po mendoj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In