• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditëlindja farsë e PD, as festive, as madhështore

by Artur Ajazi
11/12/2017 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Si asnjëherë tjetër, kjo ditëlindje e formimit të Partisë Demokratike, ka qenë e zbrazët, e akullt, e shtirur, e mbushur me zemërata, indinjime, kërkesa, peticione, protesta dhe denoncime, jo më tepër ndaj qeverisë se ndaj lidershipit të kësaj partie. Kjo nuk ishte festa e PD, (pavarsisht se Lulzimi e bëri tek Pallati Kongreseve) kjo nuk ishte festa e asaj partie e cila u formua 27 vjet më parë si parti e lirisë së fjalës, si shpresa e shumicës së shqiptarëve pas përmbysjes së regjimit totalitar, për ta bërë Shqipërinë si Europa.

Ky përvjetor dhe kjo “ditëlindje”, e ka gjetur Partinë Demokratike të akullt, të boshatisur, të braktisur, të mëshiruar, të shitur, të tradhëtuar, të nëpërkëmbur, pa kontribuesit e saj, pa themeluesit e saj, pa ata që i kanë qëndruar pranë asaj në ditët, muajt dhe vitet më të vështira të ekzistencës në këto 27 vjet. Këtë përvjetor PD ka festuar dhe përkujtuar me “votuesit dhe pionierët” e Lulzimit, me ata që nuk dinë çfarë është partia, nuk dinë historinë e saj, nuk njohin themeluesit dhe vlerat e saj, por të ngjyer me krem e xhelatinë, dalin dhe llomotisin fraza që nuk lidhen fare me misionin politik dhe mandatin e tyre.

Në “ditëlindjen” e Partisë Demokratike munguan jo vetëm themeluesit e saj , por edhe kontribuesit e degëve në rrethe, munguan emra të spikatur nga baza e saj, munguan militantët veteranë të saj, munguan ata që në vitet më të rënda, u përdorën edhe si kavie dhe që sot nuk ftohen dhe nuk begenisen nga shtabi kryetar Lulzimit, që i ka nxjerrë “në ballë” të partisë. Kjo partia sot ka rënë shumë poshtë, aq sa të vje keq tek shikon dhe dëgjon, se si organizohen degët, strukturat, seksionet, aktivet ( që nuk janë mbledhur kurrë) apo gjoja mbledhjet e kryesisë. Pavarsisht se në regjistra ndoshta edhe ekzistojnë, se gjoja PD ka “degë në rrethe” që përbëhen nga kryetarë dhe sekretarë seksionesh, që mbulojnë çdo qendër votimi, sekretarë dhe kryesi grupseksioni, anëtarë të kryesisë, sekretar të degës, përfaqësues të FRPD apo LGPD” në festën e sivjetshme nuk kishte asnjë nga ata të ftuar, por në pararojë ishin ata që sot me të drejtë mund ti quash “pionierët e Lulzimit”.

Në qoftë se do të llogaritnim Tiranën dhe degët e saj, apo Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Fierin , Vlorën , Korçën, etj, në këtë përvjetor duhej të ishin mbledhur mijëra vetë në oborrin dhe festën e asaj partie. Duke llogaritur vetëm kryetarë, nënkryetarë, sekretarë, kryetarë grupseksioni, dhe anëtarë kryesie në rrethe, rezulton se në festën e PD duhej të ishin mbledhur mbi 10 mijë vetë. Por ata nuk ishin, ose nuk janë ftuar, pasi në oborrin e partisë ishin salianjët, eminllarët, kadillarët, etj, që sot bëjnë “ligjin” në PD, duke dashur të shmangin madje edhe FRPD dhe kontributet e kësaj structure, e cila shihet si “strukture mavi” nga të ardhurit e rinj. Partia Demokratike ka mbledhur në oborrin e selisë (për ti dërguar në rresht për një) vetëm votuesit e kryetarit, apo vetëm ata që votuan “prurjet e reja”, paçka se partia po shkon në drejtim të paditur, dhe po bëhet çdo ditë më qesharake, duke nxjerrë para kamerave të bëjnë opozitë të kremuarit dhe xhelatinët.

Organizimin e PD sot e kanë marrë në dorë axhamitë, të paditurit, të paaftët, me të cilët kryetari Lulzim po bën opozitën më të dobët dhe më të kompromentuar në historinë e tranzicionit shqiptar. Ky përvjetor do të mbetet ndër më të pështirët e një partie e cila ka qenë dhe mbetet vlerë kombëtare. E një partie e cila u formua dhe afroi rreth vehtes 27 vjet më parë mijëra e mijëra shqiptarë (shumica e tyre intelektualë) pa dallime, paragjykime dhe ngjyrime politike dhe mentale, dhe që sot ka në themel të saj doktrinën e luftës klasore, fisnore, dhe personale. Përvjetori i PD në salla të mëdha, të mbushura me pahir nga “votuesit dhe pionierët” e listës, apo servilët në karierën e gjatë , nuk mund të ndryshojë asgjë në kërkesat dhe sygjerimet e atyre që Lulzim Basha ka sot kundër asaj mënyre dhe mendësie me të cilën po drejton partinë para dhe pas 22 korrikut 2017.

Festa e Partisë Demokratike (pavarsisht fjalimit të ngadaltë të kryetarit) festa e këtij përvjetori të saj, ka humbur shumë kredite dhe vlera, pasi sot kësaj partie i mungojnë jo vetëm themeluesit, por edhe ata mijëra të tjerë që gëzonin si fëmijë dy muaj para se të vinte data 12 dhjetor. Kjo pasi ata sot nuk gjejnë në PD asnjë ti bashkojë, asnjë ti motivojë, asnjë ti ftojë për të ringritur partinë e lëvizjeve studentore, partinë e shtresave të përndjekura për 45 vjet, e cila sot është kthyer thjesht në forcë politike minore, që ecën me teorinë e “çadrave” , përjeton rrjedhje të vazhdueshme, dhe pret oferta “bashkëqeverisëse”.

Next Post
Sot ceremonia mortore e nënës së heroit të demokracisë, drejtuesit e PD “të zënë” me festën

Sot ceremonia mortore e nënës së heroit të demokracisë, drejtuesit e PD "të zënë" me festën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In