• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditë të nxehta dhe pa shi, parashikimi i motit për dy javët e para të gushtit

by E B
01/08/2026 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania me gazetaren Alba Xhani, dha parashikimin e detajuar për fundjavën dhe të gjithë javën, duke paralajmëruar se termometri pritet të ngjitet deri në 41°C në disa qarqe të vendit.

Sipas tij, 15-ditëshi i parë i muajit do të jetë më i nxehti dhe me mungesë të theksuar të reshjeve, ndërsa vlerat më të larta termike do të regjistrohen në qytete si Elbasani, Berati, Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra. Ndërkohë, lehtësimi i vetëm pritet vetëm pas mesit të muajit, ku temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë dhe do të shfaqen rrebeshet e para të shiut.

“Dita e sotme në fakt mbetet me temperatura shumë të larta, ku presim që sërish maksimumet të jenë rreth 10 gradë më të larta se vlerat normale, duke bërë që të regjistrohen temperatura shumë pranë vlerave 41°C. Qarqe të cilat do të jenë dhe me temperaturat më të larta mbeten Elbasani dhe Berati, por po ashtu edhe kryeqyteti do të afrohet shumë pranë vlerave 40°C. Gjirokastra dhe Shkodra pritet po ashtu të kenë temperatura të cilat do të jenë rreth vlerës 40°C.

Edhe vija bregdetare, për të gjithë ata të cilët do të pushojnë gjatë kësaj fundjave, pritet që të ketë temperatura mjaft të larta, duke bërë që aty të luhaten nga 36 e shumë pranë vlerave 39°C. Zona e cila do të jetë më e freskët mbetet juglindja e territorit shqiptar, duke bërë që aty maksimumet të luhaten nga 30 deri në vlerën 33°C.

Për sa i përket kushteve atmosferike, pritet që të jetë një fundjavë me intervale të gjata me diell, ku më të dukshme këto do të jenë në vijën bregdetare dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Në zonat malore herë pas here vetëm gjatë orëve të pasdites pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave, duke bërë që vetëm në skajin verilindor të krijohen intervale shumë të shkurtra kohore me mundësira për rrebeshe të izoluara shiu. Pjesa tjetër e territorit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Edhe pse kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit deri në mesjavë, duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerës 38°C, sërish pjesa e dytë e javës ka sinjale të riaktivizojë valët e të nxehtit të cilat kanë përfshirë territorit shqiptar përgjatë kësaj fundjave. Tërhiqen lehtësisht nga territori shqiptar, deri ditën nga e hëna dhe deri ditën e mërkurë, dhe më pas sërish riaktivizohen duke bërë që maksimumet në vendin tonë të ngjiten shumë pranë vlerave 40-41°C, duke bërë që java e parë e muajit gusht të ketë temperatura shumë të larta.

Pjesa e dytë e javës, duke qenë se kemi dhe këtë rritjen e menjëhershme të temperaturave të ajrit kryesisht në zonat veriore, krijohen mundësi për rrebeshe konvektive. Janë rrebeshe të cilat krijohen në një zonë shumë të vogël gjeografike në afate të shkurtra kohore dhe bëjnë që të kemi rrebeshe të cilat zgjasin nga 5 deri dhe në 10 minuta.

Të paktën deri në 15-ditëshin e tij të parë pritet që temperaturat e ajrit të jenë shumë të larta, në 40°C apo lehtësisht edhe të tejkalohet kjo vlerë. Pjesa e dytë e gushtit pastaj sjell një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit, duke bërë që në rang territori maksimumet të luhaten në vlerën 36-37°C.

Por po ashtu pjesa e parë e këtij gushti pritet që të jetë kryesisht në dominimin e motit të qëndrueshëm, pra kemi mungesë të reshjeve, ndërsa në 15-ditëshin e dytë  pritet dhe ka sinjale që edhe rrebeshet e shiut të jenë disi më prezente”, u shpreh Osmani.

Next Post
Kriza e Ceutës thellon përçarjen në Europë, Spanja akuzon disa vende të BE për reagime egoiste e të paligjshme / Sánchez letër Von der Leyen

Kriza e Ceutës thellon përçarjen në Europë, Spanja akuzon disa vende të BE për reagime egoiste e të paligjshme / Sánchez letër Von der Leyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com