• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ditë pa makina” dhe festë, Bashkia e Tiranës organizon një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive

by Java News
04/05/2019 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas ceremonisë përkujtimore në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, më 5 Maj në Tiranë do zhvillohet edhe dita pa makina. Rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia kushtuar të gjithë hapësirën këmbësorëve, ndërsa Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Drejtoresha për Rininë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kërxhalli ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e aktiviteteve festive në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Nënë Tereza”, Sheshin “Skënderbej” dhe në Parkun e Liqenit Artificial.

“I ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e “Ditës pa makina” sepse do të ketë një sërë aktivitetesh. Ato do të përqendrohen në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek Sheshi “Nënë Tereza”, dhe në Parkun e Liqenit. Në sheshin “Skënderbej” do ketë një koncert nga kori i Liceut Artistik, panairi i organizatave rinore, panairi i librit, kurse në lulishten para bashkisë do të mbahet ceremonia e vendosjes së pikturave të partizanëve, ndërkohë që sërish në shesh do të jetë një zonë kushtuar fëmijëve”, tha Kërxhalli.

Një vend të veçantë do të zërë edhe panairi i bujqësisë para Ministrisë së Bujqësisë, ku qytetarët mund të njihen me disa nga produktet e zonës, e për të vijuar më tej me panairin e operatorëve turistikë. Ndërkaq, në parkun “Rinia” zhvillohet finalja e lojërave olimpike për shkollat 9-vjeçare, duke vijuar përgjatë gjithë bulevardit me aktivitete të ndryshme sportive, volejboll, basketboll, kalceto, ping-pong etj.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet edhe Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të ketë edhe një ceremonial i skulpturave të Partizanëve. Gjithashtu, është menduar një program i pasur artistik, ku nuk do të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ etj.

“Do ketë një performancë nga balerinë profesionistë, ku subjekti i kërcimit të tyre do t’i dedikohet Luftës Nacional-Çlirimtare. Përgjatë gjithë sheshit “Skënderbej”, por edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do ketë ekrane me filmat që i dedikohen Luftës së Dytë Botërore dhe asaj Nacional-Çlirimtare. Në një skenë të vendosur përpara Kryeministrisë do të performojë Ansambli Kombëtar i dancit sportiv. Ndërkohë, në të gjitha lulishtet e Tiranës do të ketë grupime me këngë partizane, një formë improvizimi me studentët e Akademisë së Arteve dhe Liceut Artistik. Nuk do të mungojë as muzeu i hapur dedikuar luftës së Dytë Botërore”, tha Drejtoresha për Rininë në Bashkinë e Tiranës.

Tek Pallati i Kongreseve do të jetë e vendosur një tjetër skenë, për korin e Liceut Artistik e dirigjuar nga dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku. Në këtë 5 Maj, në Sheshin “Nënë Tereza” mbahet Panairi i Ushtrisë, ku do të ekspozohen disa nga asetet e Forcave të Armatosura, përkatësisht të Forcës Ajrore, të Forcës Tokësore, të Forcës Detare, gomone dhe polumbarë, e mjete të tjera të detarisë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve.

Shefi sektorit të kontrollit të territorit, në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni u bëri thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve që nesër të lënë automjetet e tyre në shtëpi, teksa sqaroi edhe akset ku do të kufizohet qarkullimi. “Ditën e diel do të ketë një bllokim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara. Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrin masa edhe në lidhje me sigurinë e aktiviteteve”, deklaroi Toni Beni.

/a.meta

Next Post
Foto/ “Pamja fizikie është vetëkënaqësi”, Grida Duma flet si nënë: Djali im do pavarësi

Duma: Opozita doli nga sistemi, për të hyrë e për ta ndërtuar sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In