• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Ditë e zezë për Europën, dy herë e zezë për Shqipërinë

by Afrim Krasniqi
24/06/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Afrim Krasniqi

“E premtja e zeze per Evropen” – eshte titulli dominues ne mediat perendimore per referendumin ne Britanine e Madhe. Vota kunder fut te krize projektin evropian: Franca e Holanda mund te jene stacionet e reja te referendumeve.

Vete Britania ndahet midis Skocise apo Irlandes Veriore pro qendrimit ne BE dhe Uells e Anglise kunder.

Vete Londra dhe pjesa elitare e vendit (qarqet akademike, biznesi, etj) ishin pro BE.

Per shume shetises facebook-u ne Tirane shume prej te cileve edhe nga ata qe paguhen me taksat tona, – nuk ka lidhje midis lajmit britanik dhe Shqiperise, dhe tipike per nje shoqeri qe me perpara flet sesa mendon, – ka nje gare batutash dhe ilariteti ne trajtimin e ketij lajmi.

Ne fakt, asnje nuk eshte kaq e thjeshte dhe kaq rutinore, perkundrazi. BE pa Britanine mbetet me e dobet, zerat kritike ndaj saj jane rritur ndjeshem edhe ne Paris, Amsterdam dhe deri ne Budapest.

Po Shqiperia ku eshte?

Ishim jashte portes, ne pritje te hapet porta e bisedimeve, por me zhvillimet e reja kemi lene porten dhe oborrin dhe po qendrojme diku ne lagje, duke ngrene e festuar deshtimin e reformes perendimore per shtet te se drejtes ne Shqiperi (nenkupto: me shume imunitet per eliten e korruptuar politike vendore), si dhe duke bere selfe e show folklorik me djemte e emigracionit dhe te Zvicres qe nuk luajten keq 3 ndeshje futbolli ne France.

Kush po mendon ne Tirane per Evropen dhe projektin shqiptar ne realitetet e reja? Askush. Me siguri, disa po ferkojne duart. Sa me shume kishte krize ne Stamboll aq me shume liri kishte pashai ne Tepelene apo Shkoder per te sunduar me dore te forte mbi shtetasit e tij! I njejti standard, e njejta kulture dhe i njejti fat po na ndjek edhe tani kur vendin e Stambollit simbolikisht e ka zene Brukseli dhe kur pashallaret tane vishen me armani e prada.

Per ta, reformat dhe integrimi jane pengese pasurimi personal, pengese pushteti personal, pengese sundimi personal, – ndaj integrimi prej me shume se nje viti po shfaqet konsensualisht si term ne zhdukje ne ligjerimin politik. Ata flasin per sovranitet, fjale qe ne Ballkan nuk ka domethenien e Britanise, por lexohet, – e drejte e pakufizuar te sillet si te doje me shtetin e shoqerine qe kane nen sundim, – pra, si nje e drejte prej te cilave de facto burojne te gjitha padrejtesite mbi qytetaret, shtetin e shoqerine.

Nje dite e zeze per Evropen eshte ne fakt, nje dite dy here e zeze per Shqiperine, nje vend qe pjesen me te madhe te mbijeteses se vet politike, sociale e kulturore e ka te ndervarur nga vete koncepti i Evropes para e pas referendumit britanik.

E fundit, – kryeministri Kameron dha doreheqje, lejoi ministrat e koleget e tij te bejne fushate pro e kunder, tregoi standard te larte demokracie, pra beri gjithcka, absolutisht gjithcka qe nuk ben asnje prej ketyre qe kemi ne krye te partive dhe te puneve ne Shqiperine e papune!

Next Post

Çoloviq rrëzon mitin serb për Kosovën

Comments 1

  1. Çentrale says:
    10 years ago

    Po pse e zeze per Angline
    Ata shikojne portofolin o grupi e nuk votojne sipas analisteve si ju

    Reply

Leave a Reply to Çentrale Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In