• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditë e marte dhe data 13

by Frrok Çupi
14/09/2022 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të dyja i zgjodhi me dorë, si datën edhe ditën. Data 13 dhe dita e martë, në kulturën e disa popujve, edhe në kulturën tonë, konsiderohen si datë dhe ditë ‘të djallit’.  Familja- parti e Ilir Metës ka fantazuar gjatë mbi ‘djallin’ që do të godiste atdheun në datë 13 shtator, ditë e marte (!). Kështu u ngjiz ‘protesta’ e Metës.

Nëse fuqia e ‘zotit të keq’ nuk do të merrte me vete vlera të mëdha, atëherë edhe krimi i familjes nuk do të fshihej. Kjo ishte pesha. Kaq e thjeshtë është zgjedhja e datës 13 shtator për të sulmuar inceneratorin e Tiranës me disa turma të verbra dhe disa ‘jo të verbër’.

A pyet njeri për Atdheun para besëtytnisë?

Po them për këta njerëz që gjuajnë për ditën më të vështirë të atdheut, me qëllim që ditën e keqe t’i zënë rrugën. Atdheu tanimë është i sulmuar nga shtetet armike. Nëse i shtohet edhe sulmi i dy ish- presidentëve të vet, kjo nuk mund të thuhet se ‘nuk ndodh gjë’. Jo, ndodh. Mbrëmë ishte në plan që të ndodhte t’i vihej zjarri ose të pushtohej inceneratori i Tiranës. Nga jashtë atdheut, sulmi i Iranit (ose një Irani tjetër) po kërkon hapësirë. Misioni i lodhjes ose edhe i rrëzimit të atdheut nga përbrenda është shërbimi më i madh për shtetet armike. Mes dy ish- presidentëve tanë dhe sulmit nga jashtë, tashmë ka një lidhje të provuar. Të dy, gjatë kohës kur mbanin në duar frenat e shtetit, ‘të brendshmet’ e shtetit i ndanë me agjenturat ruse dhe iraniane.

Çfarë është kjo punë, këta e duan atdheun poshtë në greminë?

Do të ishte sa e pa mundur, sa edhe e pa arritshme që dy persona ta hedhin atdheun tej si një leckë. Ka ardhur momenti që vendi ynë ndodhet nën rrezikun e sulmeve nga Rusia dhe Irani, e bash në këtë moment këta bëjnë edhe të fundit që ta dobësojnë atdheun. Por nuk e besoj se këta mund ta mposhtin; nuk besoj as se këta nuk e duan atdheun si krijesë. Madje këta betohen ‘për patriotizëm’… Këta e duan atdheun, por e duan që ta përdorin dhe ta shtrydhin. E para, ta përdorin siç e kanë keqpërdorur, duke e vjedhur dhe duke e shëmtuar; dhe e dyta: duke i vënë prapë zjarrin me qëllim që brenda kurmit të atdheut të digjeshin krimet e këtyre.

Pse do të digjej mbrëmë inceneratori i Tiranës?

Menjëherë, Ilir Meta do të burgosej në flagrancë; por kjo do të ishte arritja e tij. Do të prangosej për një krim të vogël e ‘vulgar’. Atëherë do të shfaqej para kamerave e do të tundte këmbë: ‘Më burgosën për një hiçgjë!’

Me këtë rast i mbuloheshin edhe krimet e mëdha: Vjedhja e floririt, dosja e 690 mijë dollarë lobimi pa burim;  vjedhja e madhe në CEZ; pasuria prej miliona në Londër dhe në offshorët e botës; pasuria e fshehur në muret e Irfanit; blloku i zi dhe 700 mijë euro në videon e Tritan Priftit; lumi i parave që i vinin nga kunati Drini… dhe informacioni i klasifikuar për Iranin…

Të dy, njësoj, rrahin këmbë se janë patriotë, por atdheun e bëjnë ‘leckë’ që nga mëngjesi në mbrëmje. Vini re: Janë shtuar stërkeqet dhe sharjet ndaj atdheut që nga dita kur vendi kërcënohet nga fuqitë armike nga jashtë dhe kur Amerika i ka dalë në krah vendit tonë.

E duan a nuk e duan vendin?

Mes tyre, thellë- thellë, çështja shtrohet ‘atdheun ta kemi’, por jo ‘edhe ‘ta bëjmë’, dmth ta zbukurojmë. Kudo ku ndërtohet një vepër publike, aty preket një interes i tyre privat; dhe këtë e ‘djegin’. I dëgjuat buritë e Berishës kundër portit të ri të jahteve në Durrës? Projekti i ri kishte prekur territorin pronë të Shkëlzenit që e kishte vënë në shitje për 5.5 milionë euro… E gjithë Shqipëria kështu është, e minuar nga vjedhjet dhe thonjtë e dy ish presidentëve. Këta e duan ‘atdheun ta kemi’ dhe ta keqpërdorin; jo ‘atdheun ta kemi dhe ta bëjmë!’. Fjala e ndritur latine ‘res ficta et picta’ (atdheu i lindur dhe i bërë), përjetohet si mallkim për këta.

Nuk e patë atdheun, sa të shëmtuar, na e lanë kur u larguan?. Një komb që i beson prapë atij që e ka dhunuar, ai bëhet gati për në ferr.

Por a bëhet atdheu, apo është mjaftueshëm ai që kemi që në lindje të tij?

Duhet entuziazëm për atdheun e  kombin. Pyetja ‘ta kemi?’, apo ‘ta kemi dhe ta bëjmë?’, ka shqetësuar prej kohësh filozofët dhe ndërtuesit e shtetit perëndimor. Kësaj here kishim fatin që në krah patëm Amerikën dhe Perëndimin për ta mbajtur atdheun jashtë duarve të këtyre. Ndryshe këta datën 13 dhe ditën e martë do t’i kishin ngulur në ballin e atdheut.

Next Post
Piramida drejt përfundimit/ Rama nxjerr FOTO: Do të jetë e ardhmja dhe qendra e Ballkanit në inovacion

Piramida drejt përfundimit/ Rama nxjerr FOTO: Do të jetë e ardhmja dhe qendra e Ballkanit në inovacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In