• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ditë e madhe për njerëzimin”, studimi i fundit: Vaksina e parë kundër COVID-19 të mbron 90%

by A R
09/11/2020 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina e parë e koronavirusit mund të parandalojë deri në 90% prekjen nga COVID-19. Ky është rezultati i një studimi paraprak rreth vaksinës së koronavirusit.

Zhvilluesit e kësaj vaksine, Pfizer dhe BioNTech, kanë thënë se kjo është në ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin.

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe nuk janë ngritur shqetësime për sigurinë. Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratim emergjent që vaksina të jetë në përdorim në fund të muajit.

Vaksina shihet si mënyra më e mirë për të dalë nga pandemia dhe të mos ketë më kufizime për lëvizjen e qytetarëve.

Provat e mëparshme kanë treguar që vaksina përdor trupin e njeriut për të krijuar antitrupa dhe ndihmojë në sistemin imunitar dhe qelizat T të cilat luftojnë koronavirusin.

Për të pasur rezultuar nevojiten 2 doza me tre javë ndarje. Provat janë kryer në SHBA, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi dhe tregojnë se mbrojtja prej 90% arrihet shtatë ditë pas dozës së dytë.

Por për të pasur rezultate ka shumë sfida, pasi vaksina duhet të mbahet në ambiente shumë të ftohta deri në minus 80 gradë celsius. Por kompanitë ende nuk kanë një përgjigje se sa zgjat iminuteti i kësaj vaksine në mosha të ndryshme.

Albert Bourla, drejtues i Pfizer, tha se janë në një hap të rëndësishëm për t’u ofruar njerëzve në të gjithë botën një përparim shumë të nevojshëm për të ndihmuar në dhënien fund të kësaj krize globale shëndetësore.

Nga ana tjetër profesor Ugur Sahin, një nga themeluesit e BioNTech, i përshkroi rezultatet si një “moment historik”. Të dhënat e paraqitura nuk janë analiza përfundimtare, pasi përfundimet bazohen në 94 vullnetarët e parë pozitiv me COVID dhe vaksina ka qenë shumë efektive.

Kompanitë thonë se do të kenë të dhëna të mjaftueshme të sigurisë deri në javën e tretë të nëntorit për të çuar vaksinën në instancat e tjera. Vaksina e ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’ po planifikon të prodhojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti rreth 1.3 miliardë në fund të 2021.

/a.r

Next Post
Basha: Farmacitë si ushqimore, ilaçet po merren me listë

“Qeveria gënjen për shifrat”, Basha: Disa të afërmit e mi, në spital me Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In