• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ditë e hapur me policinë” në Sarandë, Tahiri: Kjo është fytyra e vërtetë e policisë

by Java News
25/08/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vizituar panairin “Ditë e hapur me Policinë” në Sarandë. Ai theksoi se kjo është fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit përtej baltës dhe akuzave të marra padrejtësisht.

“Ne i kaluam dy ditë të mrekullueshme në Sarandë, duke u treguar qytetarëve dhe turistëve të Sarandës, Policinë e Shtetit dhe fytyrën e vërtetë të Policisë së Shtetit përtej baltës dhe akuzave të përditshme që ka marrë policia e Shtetit, padrejtësisht.

Kjo është ajo që shohin qytetarët, shërbimin që jep Policia e Shtetit dhe mundësitë që ka policia për t’u bërë bashkë me qytetarët për të ndërtuar qytetet më të sigurta”, deklaroi Tahiri.

Ministri Tahiri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për të pasur qytete më të sigurta.

“Sot dhe dje, turistët dhe qytetarët e Sarandës kanë pasur mundësi të vizitojnë tendat e panairit në këtë “Ditë të hapur” të Policisë së Shtetit për qytetarët, duke i treguar teknologjinë, kapacitetet e policisë, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, mundësinë që të bëhemi bashkë në një platformë unike bashkëpunimi, sepse mënyra e vetme për të ndërtuar qytete më të sigurta është kur bashkëpunojnë të gjithë.

Ndaj unë dua të falënderoj çdo qytetar që ka marrë pjesë dhe na ka dhënë mundësinë të bëhemi miq. Qytetarët dhe punonjësit e policisë për të ndërtuar qytete të sigurta”, deklaroi Tahiri.

Ministri Tahiri theksoi se policia është reformuar në mënyrë rrënjësorë 3 vitet e fundit dhe se është e rëndësishme që të jemi bashkë.

“Në këto 3 vite kemi reformuar policinë në mënyrë rrënjësore, nga pikëpamja e shërbimit, nga pikëpamja e mundësive infrastrukturore, nga pikëpamja e buxhetit, duke u dhënë punonjësve të policisë mundësinë që të punojnë në kushte më të mira, që të jenë larg korrupsionit dhe duke u dhënë mundësinë qytetarëve të kuptojnë se bashkarisht mund të ndërtojmë më shumë siguri.

Por mbi të gjitha, shumë e rëndësishme të kuptojmë që Policia e Shtetit nuk është e vetme.

Duhet të jemi të gjithë bashkë, institucionet në tërësi, punonjësit e policisë dhe qytetarët, për të bërë atë që presim, atë që kemi premtuar, atë për të cilën jemi angazhuar dhe atë për të cilën kemi nevojë, shoqëria në tërësi, qytetarët dhe e ardhmja e fëmijëve tanë”, deklaroi ministri Tahiri.

Next Post
Investimet në rrugë pasqyra më e dobët e shpenzimeve publike/ Në fund të 6-mujorit janë realizuar vetëm 23%

Investimet në rrugë pasqyra më e dobët e shpenzimeve publike/ Në fund të 6-mujorit janë realizuar vetëm 23%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, e mitura humb jetën

August 9, 2026
Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

August 9, 2026
Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

August 9, 2026
Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

August 9, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

August 9, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

August 9, 2026
Plane okupimi? Izraeli hap tender për 627 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

Plane okupimi? Izraeli hap tender për 627 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

August 9, 2026
VIDEO / “Shtrihu në tokë, mos lëviz”, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

VIDEO / “Shtrihu në tokë, mos lëviz”, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

August 9, 2026
“U parandalua një katastrofë”, Nufi pas shuarjes së zjarrit masiv në Krujë: Asnjë jetë e cenuar, asnjë banesë e djegur

“U parandalua një katastrofë”, Nufi pas shuarjes së zjarrit masiv në Krujë: Asnjë jetë e cenuar, asnjë banesë e djegur

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com