• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditë Botërore Kundër Duhanit, Manastirliu: Forcojmë masat kundër duhanpirjes!

by Java News
31/05/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Duhani është shkaktar për 1 në 4 vdekje të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare, ndaj ne do të forcojmë masat për frenimin e duhanpirjes në ambjentet publike”.
Në ditën Botërore kundër Duhanit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në një konferencë për shtyp se janë intensifikuar kontrollet për konsumimin e duhanit në ambjente publike.
“Vetëm në muajt e parë të këtij viti, u realizuan 15.761 kontrolle nga inspektorët e shëndetësisë, aq sa janë kryer gjatë gjithë vitit 2017. Janë marrë 134 masa administrative, çka tregon për një zbatueshmëri të mirë të ligjit anti-duhan”, tha Manastirliu.
Sipas raportit të vitit 2017 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria renditet në vendet që ka pasur arritjet më të larta lidhur me rritjen e ndërgjegjësimit dhe zbatimin e legjislacionit kundër duhanit dhe zbatimin e penaliteteve për reklamimin e duhanit.
Qeveria shqiptare, në paketën e re fiskale rriti akcizen për duhanin me 117 lekë/paketë në krahasim me 110 lekë/paketë që ishte në më pare, si një masë për të frenuar duhanpirjen.
“Por- tha Manastirliu- ne do të propozojmë disa ndryshime ligjore për të përmirësuar akoma më shumë ligjin që ndalon duhanin në ambjentet publike”.
“Kemi mbledhur komitetin  ndërministror për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe tashmë kemi propozime konkrete për ta bërë më efikas ligjin që ndalon duhanpirjen, edhe për ta përshtatur atë me fenomene të reja që deri tani nuk janë adresuar, si përdorimi I cigares elektronike apo shisha-barit. Gjithashtu do të propozojmë që ato për ato subjekte që gjobiten mbi 3 herë për një periudhë të shkurtër kohe, të bëhet mbyllja e aktivitetit”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Një hap tjetër I rëndësishëm që po ndërmarrim lidhet me imazhet fotografike që do të kenë paketat e duhanit edhe në Shqipëri. Brenda muajit qershor, do të miratohen imazhet e “sëmundjeve të tmerrshme”  që do të vendosen në paketat e duhanit dhe brenda vitit nga miratimi, edhe në Shqipëri, si në vendet e BE, imazhet e sëmundjeve të tmershme që shkakon duhanpirja do të jenë në cdo paketë që konsumohet në vendin tonë.
Duke falenderuar publikun dhe median për bashkëpunimin, Ministrja Manastirliu dhe kreu I inspektoriatit shëndetësor Eltar Deda, i bënë thirje qytetarëve të vijojnë të jenë bashkëpunues, të denoncojnë çdo rast abuziv që shohin në numrin pa pagesë 0800 40 40, për zbatimin sa më të mirë të ligjit antiduhan.  
Dita Botërore Kundër Duhanit, është një ditë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për dëmet e pamata që shkakton duhanpirja, që I merr jetën 7 milion njerëzve në Botë çdo vit.
Në Shqipëri tre faktorët e rrezikut të vlerësuar si më të rëndësishëm që kanë ndikimin më të madh në barrën e sëmundjeve janë dieta e pashëndetshme, presioni i lartë i gjakut dhe duhanpirja. Vetëm duhanpirja është përgjegjëse për rreth 1 në 4 vdekje nga sëmundjet kronike. Gjithashtu 1 në 4 vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare ka në bazë duhanpirjen. Për tumoret ky ndikim është edhe më i lartë, duke arritur në mbi 83% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Në vendin tonë prevalenca ditore e duhanpirësve është rreth 48% te meshkujt mbi 15 vjeç, por vihet re një tendencë ulje. Ndërsa te gratë, ka një tendencë rritje nga 5 në 10%.
ma.me
Next Post
Real/Perez në mëdyshje se kë të zgjedhë nga 4 sulmuesit e njohur

Dorëheqja e papritur e Zidan, reagon Perez: Më ka mbytur trishtimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In