• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditari i Servet Pëllumbit: Nano, pazar me Berishën pas zgjedhjeve të 26 majit

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditarin e tij politik, “Përvoja ime në Partinë Socialiste”, profesor Servet Pëllumbi tregon zhvillimet e brendshme në këtë parti, pas kërkesës së Fatos Nanos për mocionin ndaj kryesisë.

Në 4 korrik 1996, tri ditë pasi mbërriti në PS mocioni i Nanos nga burgu i Bënçës, Pëllumbi jep dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të motivuar me mospajtim politik dhe organizativ me kryetarin e PS në lidhje me kërkesën e tij për mocion, me anë të së cilës, sipas Pëllumbit, sajohet një krizë e brendshme për të larguar një pjesë të drejtuesve të saj.

Por pas dorëheqjes së tij, ka ardhur edhe dorëheqja e sekretarit organizativ, Gramoz Ruçi, i cili, pasi kishte lajmëruar më parë se po shkonte pranë familjes, më pas kishte shkruar një motivacion për dorëheqjen e parevokueshme.

Në vijim të ditarit, profesor Pëllumbi tregon mbështetjen që ka marrë nga zv.ambasadori amerikan në 1996-n, Smith, që e ka cilësuar atë dhe Namik Doklen si njerëz të sinqertë, ndërsa Nanon si njeriun që bashkëpunon me njerëzit e Ramiz Alisë.

Në ditarin e tij, Pëllumbi kujton letrën e Nanos më 10 korrik, në të cilin shkruan se ” e njoh situatën e krizës politike të pas 26 majit, si dhe gjendjen në PSSH-së të elektoratit jo më pak se ju; analiza dhe gjykimet e mia në cilësinë e Kryetarit… janë botuar në ZP…; iniciativa ime politike “Mocion për debat”… është kërkesë statuore e Kryetarit…; iniciativa ime në cilësinë statutore të Kryetarit… nuk krijon dhe askundërve ndonjë “grup” kundër individëve apo “grupeve” të tjera…; ajo përfaqëson një iniciativë të hapur për debat për çdo anëtar të zgjedhur nga Kongresi në KPD… që nuk përjashton askënd dhe nuk i kundërvihet askujt!”.

Pëllumbi shkruan se letra aspak miqësore e ultimative mbyllet me apelacionin: “Rruga më e drejtë për PSSH është aderimi dhe miratimi me solidaritet i mocionit për reformimin e partisë, duke i dhënë fund konfliktualitetit jo parimor të Kryesisë me Kryetarin e burgosur, në dobi të fitores politike të partisë dhe jo të individëve që flirtojnë me të kaluarën e Enver Hoxhës apo të Sali Berishës! Ky është kulmi, po ky nga na doli, nga qielli na zbret ky “Messí”?! Nuk harron të shtojë në fund edhe diçka që e shton e nuk e mënjanon dyshimin: Mocioni parimor për reformim politik të PSSH-së nuk e lehtëson aspak gjendjen time personale (a familjare), as nuk shton gjë në reputacionin tim politik… Reflektoni thellë se pazarllëqet meskine nuk mund (!) t’i bëjë një i burgosur politik prej tre vjetësh- Kryetari i Partisë suaj! Pazar i pistë (që s’është i pari!) apo ndershmëri? Po ia lë kohës ta gjykojë, sepse sot për sot nuk më lë veçse shije të keqe?”.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Miss Euro 2016, ja cila është bukuroshja që fiton kurorën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In