• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ditari i një hapësire”, ekspozita ku shkruhet historia e territorit shqiptar

by Aalison Pearse Stevens
23/04/2016 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ditari i një hapësire” më shumë se sa një ekspozitë është udhëtim në kohë në hapësirën e quajtur Shqipëri.

E çelur të enjten pasdite në Galerinë Kombëtare të Arteve, ekspozita e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është një këndvështrim mbi planifikimin në tokën shqiptare, duke nisur nga viti 500 p.e.s deri në vizionin për 15 vitet e ardhshme.

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës mori pjesë Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, drejtues të agjencive ndërkombëtare që bashkëpunojnë me MZHU dhe AKPT, ambasadorë, arkitektë, urbanistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ministrja Gjermeni e cilësoi si historik procesin e hartimit të tre planeve kombëtare, proces i cili bëhet për herë të parë në vendin tonë.

“Ministria e Zhvillimit Urban u krijua nga Kryeministri Rama për një përqasje të re për planifikimin urban, për të futur Shqipërinë në një faze të re. Këtu janë ekspozuar edhe plane të hartuara shumë vite më parë, janë modele të ndërtuara me shumë profesionalizëm. Ndaj mendoj se kemi çfarë të mësojmë e të reflektojmë mbi të kaluarën.

Puna e këtyre profesionistëve është një busull për të planifikuar më mirë”, tha mes të tjerash Ministrja Gjermeni.

Ekspozita “Ditari i një hapësire” zuri fill si një prezantim disamujor i vizionit Shqipëria 2030, vizion i cili bazohet mbi tre dokumenta strategjikë të hartuar e konsultuar me publikun për disa muaj, e që pritet të miratohen brenda pak javësh në Këshillin e Ministrave dhe Këshillin Kombëtar të Territorit: Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin dhe Planin e Integruar Ndërsektorial për Zonën Ekonomike Tiranë – Durrës.

Prezantimi disamujor nuk mbeti vetëm i tillë, por mori formën e një vendi ku rrëfehet për Shqipërinë, formimin e vendbanimeve të saj, thesaret që ajo mbart dhe për të cilat duhe të behemi të vetëdijshëm, ku rrëfehet për dëmet që i kemi shkaktuar territorit, por edhe për potencialet e tokës tonë.

Ekspozita prezantohet si një rrugëtim në kohë e në hapësirë, si një ditar ku është shkruar historia e territorit, ku flitet për të tashmen e projektohet vizioni i së ardhmes. Në të komunikohet me imazhe dhe video, instalacion dhe model 3 dimensional, komunikohet si nëpërmjet figurës ashtu edhe tingullit.

EB-1 (2)Komunikimi realizohet edhe nëpërmjet objekteve të ndryshme të nxjerra nga arkivat, të cilat janë trajtuar dhe si vepra arti e që publikohen për herë të parë. Përveçse përfaqësojnë territore, ngjarje apo vizione, këto objekte mbartin edhe vlera artizanale, veçanërisht harta e planeve të qyteteve shqiptare të punuara me teknika që sot nuk praktikohen më. (siç janë: planet territorial që nisin që prej vitit 1917 e deri në fund të viteve ’80, apo dhe lejet e para të ndërtimit në Tiranë, që datojnë në vitin 1927).

Next Post

Turqia do “dimensione të reja” bashkëpunimi me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

November 6, 2026
Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

November 6, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

November 6, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Renditja e UEFA-s, Anglia para të gjithëve, e ndjekin Portugalia dhe Belgjika! Italia gjendet larg

November 6, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

November 6, 2026
“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

November 6, 2026
EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

November 6, 2026
“Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve! Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

“Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve! Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

November 6, 2026
Vettingu çon drejt mbylljes 9 gjykata, mijëra dosje stok nga mungesa e gjyqtarëve

Raporti i KE-së për Shqipërinë, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Të ndalen ndërhyrjet dhe sulmet ndaj magjistratëve!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In