• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ditari i një diplomati që na rikthen tek lindja e ish Maqedonisë

by Mero Baze
08/09/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shënime per librin e diplomatit Leonidha Mërtiri,  “Një diplomat i Tiranës në Shkup”.

Nga Mero Baze

Sot është Dita Kombëtare e Maqedonsië së Veriut. Më 8 shtator 1991, ish- Republika jugosllave shpalli pavarësinë e saj nga Beogradi duke ju bashkuar republikave të tjera si Sllovenia, Kroacia e Bosnja, që ndërkohë ishin ndarë.

Për shumëkënd në Shqipëri, ka një mungesë vemendje për hapat e parë të këtij shteti të ri fqinj me ne dhe raportet e tij të vështira me shqiptarët.

Por sot pata një suprizë në këtë drejtim.

Ambasadori i parë i Shqipërisë në Shkup, Leonidha Mërtiri ka botuar librin e tij me kujtime “Një diplomat i Tiranës në Shkup”, një dëshmi sa interesante aq dhe realiste, e ftohtë dhe  e mençur, për të lundruar në dallgët e panjohura me të cilat përballeshin Shqipëria dhe Maqedonia në ato vite.

Leonidha Mertiri Diplomatët shqiptarë shpesh nuk lënë gjurmë, as në diplomaci, as në histori. Por libri i Leonidha Mërtirit i ka të dyja meritat.

Ai dëshmon dhe profilin e një diplomati të zoti dhe besnikërinë profesionale të një publicisti që ka përshkruar si në skaner ato që ndodhën në ato vite.

Duke qenë se në atë kohë kam bashkëpunuar si gazetar me “Rilindjen” e Kosovës që shpërndahej edhe në Maqedoni, kisha kuriozitetin deri në faqen e fundit të librit të shikoja se si një diplomat profesionist i Tiranës ka përballuar në Shkup, jo vetëm duhmat nacionaliste të ish- jugosllavëve të Shkupit kundër shqiptarëve, por dhe duhmat paternaliste të Tiranës mbi faktorin politik shqiptar në Maqedoni.

Ndërhryja brutale e Tiranës në Partinë e Prosperitetit Demokratik, përcarja e saj në dy parti, në Kuvendin e vitit 1994 , diferencat mes Rugovës dhe Berishës në këtë pikë, dhe kulmimi i këtij tensioni me një fletërrufe të ATSH shkruar me dorë të Berishës, kundër politikanëve shqiptarë në Shkup, që i shpalli thuajse të gjithë tradhtarë, përveç Arbën Xhaferit e Menduh Thaçit, janë përshkruar me besnikërinë e një diplomati profesonist, që dukej se më së paku kishte lidhje politike me qeverinë e Tiranës.

Libri është një ditar fantastik, i pikave kyçe që ndoqi lidhja e marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë e  Veriut, problematikën që e shoqëronte këtë raport, sidomos mungesa elementare e lirive për shqiptarët atje dhe vrasjet në kufi, si dhe rolin kyc të pashpërlyer, të Shqipërisë në stabilitetin e Maqedonisë me njohjen e saj dhe mbështetjen në OKB.

Leonodha Mërtiri e sjell të gjallë këtë atmosferë, pa ngarkesa politike, pa mllefe për asnjë palë, por me kujdesin e një diplomati që dhe sot e kësaj dite, nuk do të lëndoj askënd, edhe ata që e kanë të vërtetën kundër vetes.

Sot Maqedonia feston 29 vjetorin e saj, por ky libër na kthen 29 vite pas, për të treguar se sa të vështirë e ka pas bashkëjetesën me Shqipërinë, një shtet që ende ishte foshnjë për nga vitet, por nacionalizmin e kishte të marrë hua nga Beogradi, si një vëlla të madh të birësuar.

Pas 29 vitesh faktori shqiptar në Maqedoni është më i fortë se kurrë dhe vendimtar për fatin e Maqedonisë, falë zhvillimeve të mëdha që kanë ndodhur dhe ndryshimit edhe të Maqedonisë.

Por kurrë nuk duhet harruar se si ka filluar. Lexoni librin e Leonidha Mërtirit për ta kuptuar këtë.

 

Next Post
“Nuk lejohen të udhëtojnë të gjithë”, aeroporti i Rinasit zbulon listën e fluturimeve për ditën e nesërme

"Nuk lejohen të udhëtojnë të gjithë", aeroporti i Rinasit zbulon listën e fluturimeve për ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

November 11, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Edhe Kuvendi kërkon më shumë para, i duhen edhe 416 mln lekë shtesë! Nga AI, te librat me ligjet e BE-së për deputetët

November 11, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Votimi dhe numërimi elektronik nuk ndryshon në 9 maj! Celibashi: Mungon vullneti politik nga opozita

November 11, 2026
Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In