• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dita V, nis vaksinimi në Europë/ Të parët, të moshuarit dhe bluzat e bardha. Zyrtarët e BE: Tani është koha për unitet

by Ardit Rada
27/12/2020 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi i imunizimit masiv kundër koronavirusit ka nisur në të gjithë Europën në atë që është cilësuar si Dita V, ose Dita e Fitores. Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor I spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech.

Infermierja Claudia Alivernini, e para që e bëri vaksinën, e përshkroi këtë si një moment përgjegjshmërie. Si një nga personat në frontit e pare të betejës kundër sëmundjes, Claudia I ka parë nga afër pasojat e vërteta të saj.

 “U vaksinova sot me një ndjenjë të thellë krenarie dhe përgjegjësie, një gjest I vogël por thelbësor për të gjithë ne. sot jam këtu si qytetarë, por mbi të gjitha si infermiere që përfaqëson fushën e saj dhe personelin shëndetësor që ka zgjedhur të besojë te shkenca. I kam prekur gjërat nga afër, e kam parë me sytë e mi se cfarë ndodh në luftën kundër virusit, kemi qenë në vijën e parë të frontit që prej fillimit të kësaj emergjence. Por sot e dimë se kjo është një ditë vendimtare: shkenca dhe mjekësia janë rruga e vetme, së bashku me ndjenjën tonë individuale të qytetarisë e cila do të na lejojë të dalim nga luftë ngadhënjimtarë. Jua them me gjithë zemër;të vaksinohemi për veten, për njerëzit që duam dhe për komuitetin.”

Sllovakia I administroi gjithashtu dozat e parë të vaksinës së Pfizer-BioNTech.

“Nëse më shumë se 70% e njerëzve vaksinohen, atëherë them se nuk do të na duhet të shqetësohemi për pushimet këtë verë.”

Në Republikën Çeke, kryeministri Andrej Babis ishte i pari që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në një spital ushtarak në Pragë. “Vaksina, e cila mbërriti nga Bashkimi Evropian dje, është një shpresë, një shpresë se do të kthehemi në jetën normale”, tha ai. Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, dhe ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë, Kostadin Angelov, ishin po ashtu në mesin e politikanëve të parë që u vaksinuan, në përpjekje për të rritur besimin në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës.  fushata e imunizimit nisi mes te tjerash edhe ne Soanje, France, Gjermani e Suedi. Sipas një sondazhi, shumica e qytetarëve në Gjermani dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, megjithatë mbi  gjysma e pjesëmarrësve në anketim u shprehën të shqetësuar për efektet anësore.

Next Post
Covidi i ri/  Suedia, Kanadaja dhe disa vende të BE konfirmojnë rastet e para

Covidi i ri/ Suedia, Kanadaja dhe disa vende të BE konfirmojnë rastet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In