Anti-cikloni afrikan do të zgjerohet drejt pellgut të Mesdheut ku priten temperatura tipike të pranverës në javën e ardhshme në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 04 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën veriperëndimore në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SË) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -3/12°C
– Zonat e ulëta 1/17°C
– Zonat bregdetare 4/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 04 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C –6°C në mëngjes deri në 12°C – 10°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 05 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes, gjatë ditës me diell. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SË) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -1/13°C
– Zonat e ulëta 2/18°C
– Zonat bregdetare 5/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari