• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita pa makina, Veliaj: 15% ajër më të pastër/ Trafik nga punimet në Shesh? Asgjë traumatike për të bërë histerizma

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua grupit të aktivistëve pedalues për të promovuar më shumë lëvizjen me biçikleta, nga ku edhe dha një lajm të mirë: sot ajri në qytet është 15% më i pastër se një vit më parë. Në fjalën e tij për mediat, kryebashkiaku i Tiranës theksoi nevojën e përdorimit më shumë të biçikletës, transportit publik, ecjes dhe vrapimit.veliaj-ne-diten-pa-makina-1

“Sot kemi disa lajme më të mira: Lajmi i parë na erdhi dje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila në të gjithë qytetet e Shqipërisë ka parë një përkeqësim të cilësisë së ajrit, përveç Tiranës ku ajri është përmirësuar me 15%. Matjet e kryera në pikat fikse ku bëhen çdo vit, si në stacionet e përhershme, ashtu edhe në stacionet e lëvizshme, tregojnë se ndotja e ajrit në Tiranë është në rënie dhe sot kemi ajër 15% më të pastër”, u shpreh Veliaj. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës përmendi edhe punën që po kryhet në sheshin “Skënderbej”, ku edhe trafiku është stabilizuar.veliaj-ne-diten-pa-makina-7

“Mjafton të shihni sot Bulevardin, është një ditë normale trafiku, pa asgjë traumatike që të na çojë në histeri. Nëse më parë, në mënyrë simbolike, mbyllnim një shesh për një orë sa për të thënë që bëmë diçka, tani kemi pasur një shesh kryesor të Tiranës që është mbyllur për disa muaj, i cili iu kushtua totalisht aktiviteteve për këmbësorët dhe çiklistët”, tha Veliaj.

Krahas investimeve dhe mbështetjes që do të vijë nga donacionet për rritjen e numrit të biçikletave, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë edhe rrjetin minimal për përdorimin e tyre. Kryebashkiaku sqaroi se sapo është miratuar një masterplan i lëvizjes me biçikleta në Tiranë, që të mos ketë vetëm segmente të vogla si te Pallati i Kongreseve apo te rruga “Dritan Hoxha”, por të ndërtohet një rrjet i tërë komunikimi.veliaj-ne-diten-pa-makina-2

“Investimi që do të bëjë bashkia në disa kilometra rrugë, do të jetë një korsi e dedikuar si një korridor, fizikisht i ndarë nga korsitë e makinave. Sot makina kanë vetëm 15% e banorëve, 85% e të tjerëve që nuk kanë makina, që duan biçikletën, që duan të ecin në këmbë apo transport publik, janë po aq aksionerë të këtij qyteti sa ata që kanë makina”, tha Veliaj.

Ndërkohë, dje Bashkia e Tiranës përuroi këndin e katërt të lodrave për fëmijë, si një mënyrë e mirë që më të vegjlit e qytetit të zhvillojnë më shumë aktivitet fizik në kohën e tyre të lirë. Brenda vitit pritet të përfundojnë edhe 8 kënde të tjera në të gjithë qytetin.veliaj-ne-diten-pa-makina-5

Në “Ditën pa makina”, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ecovolis dhe rrjetin e informimit të BE, organizuan pedalimin masiv me biçikleta për të dhënë e mesazhin e reduktimit të përdorimit të automjeteve dhe promovimin e formave të tjera të transportit miqësor me mjedisin. Një grup çiklistësh nga Shkodra, që njihet si “Qyteti i biçikletave”, iu bashkuan pedalimit në Tiranë dhe vazhduan rrugëtimin në Vlorë, në mënyrë që t’i japin një mesazh dhe vlerë Ditës pa makina. Gjithashtu, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme u zhvillua një orë mësimi informuese rreth lëvizshmërisë dhe impaktit të saj në mjedis./java/a.k

Next Post
Çfarë nuk u pa gjatë transmetimit LIVE, fotot pikante të seancës parlamentare

Balla i nxjerr Berishës librin "Armët dhe çunat"... reagimi: O budalla! Jepini pilulën këtij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com