Replika në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Taulant Balla. Teksa Berisha akuzonte qeverinë dhe kryeministrin Rama, për gjendjen e mjeruar të vendit, kanabisin dhe së fundi edhe vdekjen e nënës dhe foshnjës në maternitet, ka reaguar nga vendi deputeti Balla.
Berisha: Një përdhunues i një të sëmure nuk më impresionon mua
Balla nga vendi i tregon librin “Armët dhe çunat”.
Berisha: Rri ti, të ka në dorë o budalla. A tha një fjalë për nënën dhe foshnjen, kreu i meduzës nuk shqipëroi dot një fjalë. Shkoi gjer në Elbasan me Beqen i lidhur ashtu dhe kështu se s’po e prish gojën dhe u tha po u biem 6 ambulanca…
Rama- Ballës: “Shshshsh lëre të flase se e ka si hashash kete”.
Berisha-Ballës: A e kë tabelën tënde? Atë po them. O budalla/panorama/a.k