Kryeministri Edi Rama gjithnjë e më shumë po thekson nevojën e rrugëve pa makina.
Në një postim në “Facebook”, ku publikon foto të rrugëve në kryeqytetin shqiptar pa automjete, Rama shkruan se dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujo
“🛑 DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona🌳🌺🚍🚲🛴”, shkruan Rama.











