• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita NJË e vaksinimit dhe dita ZERO e maskës opozitare!

by Alfred Peza
11/01/2021 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një përkim fatal datash ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që të lënë pa fjalë, a thua se dora e padukshme e Zotit kujdeset posaçërisht për këtë.

Nga 28 nëntori 1443 i Skënderbeut, tek 28 nëntori 1912 i Ismail Qemalit. E nga ky 28 nëntor, tek sherrnaja e madhe e ditës së çlirimit, nëse ajo është në 28 nëntorin e 1944 apo gjermani i fundit iku nga Shkodra duke gdhirë 29-ta?!

Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë, me ditën Numër NJË të vaksinimit të popullsisë kundër covid-19, që ka nisur edhe në Shqipëri më 11 janar 2021. Përkimi në këtë rast është se pikërisht në një 11 janar tjetër, këtu e 75 viteve më parë komunistët pasi kishin hyrë triumfatorë në Tiranë, e shpallën Shqipërinë Republikë Popullore.

Ishte viti 1946 dhe ajo ditë shënoi ngjitjen e Enver Hoxhës në majë dhe ndarjen përfundimtare me Mbretërinë e Ahmet Zogun. Ishte dita e triumfit të së majtës së re, mbi të djathtën tradicionale. Duke shënuar edhe nisjen e një luftë të re ideologjike, për të çrrënjosur trashëgiminë e vjetër, e për ta zëvendësuar me identitetin e ri komunist.

E nëse do ti besonim babait të marksizmit, “historia përsëritet dy herë, herën e parë si tragjedi, herën e dytë si komedi”.

Biem dakord se 11 janari i treçerek shekullit më parë, rezultoi për shqiptarët dhe Shqipërinë një tragjedi e vërtetë, që zgjati për 45 vjet me radhë. Ndërsa 11 janari i 2021 u shndërrua nga opozita jonë dhe propaganda e saj, në një komedi të vërtetë. Një komedi nga ato që kishim vite pa qeshur me lot.

Mjafton të shohësh se çfarë shkruajnë, se çfarë thonë, se çfarë komentojnë dhe se me çfarë argumentash debatojnë, që të shkulesh gazit.

Arsyeja se përse janë bërë kaq qesharakë është e thjeshtë: Duke qenë se qeveria shqiptare ia doli të jetë një ndër të parat në Europë që e ka nisur këtë proces, në të njëjtën kohë me vendet anëtare të BE dhe përpara shumë shteteve të tjera të rajonit, kjo i ka tërbuar opozitarët tanë.

Nuk ke si të mos shkrihesh së qeshuri, kur të gjithë ata që deri dje bënin presion që procesi të fillonte sa më parë, sot shkumëzojnë nga marazi a thua se Edi Rama në “Air Albania” nuk i ftoi qytetarët për tu vaksinuar nga pandemia, por për ti çuar me forcë drejt dhomave të gazit e krematoriumeve!

Është një komedi e zezë e lidershipit të opozitës shqiptare e gjitha kjo që po luhet këto orë, ndërkohë që në çdo shtet tjetër e në çdo ambjent politik të botës, ky 11 janar duhej të ishte një ditë shprese. Një ditë gëzimi. Një ditë optimizmi. Një ditë kthese përfundimtare në luftën kundër fatkeqësisë më të madhe shëndetësore që i ka rënë për pjesë njerëzimit që të vuaj në këto 100 vitet e fundit.

Sepse kjo ditë, shënon një fillim të ri në zbrapsjen përfundimtare të armikut të padukshëm, që ka prekur qindra milionë njerëz në të gjithë globin dhe po korr çdo ditë jetë njerëzisht. Mjafton të ndjekësh këtë komedi të zezë, për të kuptuar sesa shumë i pret barku liderëve tanë opozitarë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të këtij vendit, përpara hallit të tyre personal për pushtet. Sepse tek fillimi kaq shpejt i këtij procesi, ata nuk shohin më shumë jetë shqiptarësh të shpëtuar, por më pak vota për ta të fituara në zgjedhjet e 25 prillit.

Kaq mjafton për të kuptuar se kjo ditë duhet të mbahet mend, përveçse si dita Numër NJË e vaksinimit, edhe si dita ZERO kur opozitës sonë i ra përfundimisht maska. Ajo maskë që deri dje e mbanin në emër të humanizmit dhe qarjes së hallit të shqiptarëve.

Next Post
7 ton kokainë nga Brazili/ Kërkesat e Italisë dhe virusi e mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e shqiptarit

7 ton kokainë nga Brazili/ Kërkesat e Italisë dhe virusi e mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

September 15, 2026
Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

September 15, 2026
NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

September 15, 2026
“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

September 15, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

September 15, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit

September 15, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Çfarë ligësie dhe turpi”- Balla akuza Opozitës: Manipuloi me videon e nxënësve në Tuz për propagandë politike, kukullat e bufit Sali…

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com