• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Balla: Kemi hyrë në fazë transformimi të thellë, duhet të krijohet edhe shërbimi vullnetar zjarrfikës

by A R
04/05/2024 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Zjarrfikës, u organizua një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se shërbimi zjarrfikës duhet të arrijë në standardet më të larta, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Rruga jonë drejt anëtarësimit në BE, duhet ta transformojë edhe këtë Shërbim, që të jetë si në vendet më të përparuara”, u shpreh ministri.

“4 maji, si Dita e Shërbimit Zjarrfikës, në Shqipëri lidhet edhe me 5 Majin, si Dita e Dëshmorëve, pasi edhe ky shërbim ka të rënë në detyrë”, tha ai.

Ministri vlerësoi kontributin e tyre dhe tha se ndihej krenar për nivelin e përgatitjes pasi kishte ndjekur nga afër verën e kaluar dhjetëra raste ndërhyrjesh për shuarjen e zjarreve, por pranoi se në vite nuk është bërë sa duhet për këtë shërbim, për trajtimin dinjitoz.

“Por kemi filluar të çelim një etapë të re për mënyrën sesi duhet trajtuar ky shërbim, i cili ka hyrë në fazë transformim të burimeve njerëzore, apo mbështetje me infrastrukturën e duhur me mjete e pajisje, por edhe trajtimin e duhur financiar”, tha Balla.

Në prag të sezonit turistik, e sezonit të zjarreve gjithashtu, që vijnë prej temperaturave të larta në verë, Ministri tha angazhimi është i plotë, e bashkë me të edhe eksperienca.

“Vitin e kaluar kemi pasur më shumë se 500 raste shpëtimi, shumica turistë të huaj që duan të shijojnë në maksimum bukuritë natyrore të Shqipërisë, por që është dashur ndërhyrja për t’i gjetur, shpëtuar, evakuuar e kthyer në shtëpitë e hotelet ku qëndrojnë. E ndërsa numri i turistëve pritet të rritet, natyrshëm do të rritet kërkesa për operacione shpëtimi. Kemi filluar përgatitjet, po bashkëpunojmë edhe me partnerët të tjerë, ku dua të përshëndes Federatën e Aplinizmit. Por shembulli që na vjen nga vendet e tjera është që Shërbimi Zjarrfikës ka nevojë e na duhet edhe vullnetarizmi. Duhet ta zgjerojmë e të marrim modelet më të mira”, nënvizoi Balla.

Shërbimi zjarrfikës ka aktualisht 1300 forca në 61 bashkitë në vend. Ministri ripërsëriti mesazhin se në këtë shërbim duhen njerëz të përgatitur, e nuk ka vend më për qoka.

“Të jesh punonjës zjarrfikës ka nevojë për shumë cilësi, fizike por edhe profesionale. Ndaj na duhen njerëz të përgatitur se përballen me sfida të vështira”, apeloi Balla.

Të ftuarit ndoqën disa ushtrime të ndërhyrjes, të përgatitura nga trupa e shërbimit zjarrfikës. Përgjatë sezonit turistik, Shërbimi Zjarrfikës, Policia e Shtetit dhe Urgjenca do të operojnë me një Trupë të Ndërhyrjes Teknike në disa pika të nxehta dhe të populluara, për të qenë në gatishmëri në raste emergjencash.

/a.r

Next Post
“Të rrethuar nga armiq” Basha: Nuk kemi më kohë për të humbur me aleatët demokratë të Ramës

“Të rrethuar nga armiq” Basha: Nuk kemi më kohë për të humbur me aleatët demokratë të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

December 27, 2025
Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

December 27, 2025
Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

December 27, 2025
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

“Sali Berisha është bërë paranojak si Ramiz Alia në vitet ’90”

December 27, 2025
VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com