• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita ndërkombëtare e Ujit, UKT: Të mos e shpërdorojmë

by A R
22/03/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 20 viteve e gjithë bota i ka rënë kambanës së alarmit për rrezikun e shpërdorimit të një prej të mirave më të mëdha universale siç është uji.

Bota nisi të mendojë dhe të marrë disa vendime të rëndësishme për mjedisin dhe mbrojtjen e tij, që për shekuj ishin lënë pasdore.

Në vitin 1992, Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjatë një konference të rëndësishme për mjedisin që u mbajt në Rio de Zhaneiro, vendosi që 22 Marsi të jetë DITA NDËRKOMBËTARE e Ujit.

Çdo 22 Mars, OKB fton vendet anëtare të saj që t’ia kushtojnë këtë ditë sensibilizimit por edhe veprimit për ruajtjen e begatisë më të madhe që njeriut i ka falur natyra – ujit.

Edhe në Shqipëri kjo datë ka hyrë si një traditë reflektimi dhe aktivizimi social mbi sensibilitetin për ruajtjen dhe administrimin e ujit.

Ky sensibilizim kryhet kryesisht nga shoqëria civile, ndërkohë që Ujësjellës Kanalizime Tiranë si një kompani që kujdeset dhe punon çdo ditë për të miradministruar ujin dhe për ta ruajtur atë, punon vazhdimisht me shoqërinë civile dhe rininë që ta shtrijë dhe masivizojë këtë ndërgjegjësim.

I tillë ishte edhe aktiviteti që u zhvillua me një grup studentësh  të inxhinierisë hidroteknike.

Ky takim ishte një bisedë e hapur dhe vizita në liqenin e Bovillës dhe pikat e reja të UKT-së ku qytetarët marrin informacionin e duhur dhe gjithëpërfshirës.

U fol për procesin e trajtimit dhe shpërndarjes së ujit nga Bovilla në të gjithë territorin e Tiranës së Madhe, por edhe për shërbimet e reja që ofron pika UKT për të ndihmuar qytetarët në çdo kohë dhe kudo që të kenë akses më të mirë dhe ta përdorin sa më me efikasitet këtë të mirë universale.

Uji është një gjë e çmuar që nuk e kanë të gjithë. Sipas të dhënave të OKB-së më shumë se 1 miliard njerëz në botë nuk kanë mundësinë që të kenë ujë të ëmbël.

Të gjitha vendet e botës kanë përcaktuar normativa të qarta ligjore për ruajtjen dhe përdorimin me kriter të ujit.

Harxhimi i ujit përbën një akt të domosdoshëm, por ne duhet të modifikojmë zakonet apo përditshmërinë tonë, madje edhe ato më të thjeshtat në mënyrë që të kemi kujdes në sasinë e ujit që përdorim.

Thelbi i gjithçkaje është që të përdorim sasinë e nevojshme dhe jo më shumë.

Next Post

Sfida me Italinë, De Biasi me mbrojtje të ngjeshur, ja formacioni i mundshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In