• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom/ Gjermeni: 469 banesa për komunitetit rom në 15 bashki

by Java News
08/04/2017 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom (8 Prill), Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë një vizite në familjet rome në Zhamëz në Lushnje bëri me dije, risitë që ligji i ri i strehimit social që pritet të miratohet së shpejti sjell për këtë kategori. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, përfitues të programit për rikonstruksionin e banesave të komunitetit rom dhe egjiptian, Ministrja Gjermeni tha se në ligjin e ri, programi i banesave ekzistuese ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri parashikon ndihmën që u jepet me grante konkurruese, njësive të vetëqeverisjes vendore nga buxheti i shtetit, për këtë qëllim. Banesat që trajtohen nga programi i përmirësimit të kushteve ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri janë banesat e amortizuara që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të domosdoshme, banesat në rrezik shembje, ku mungojnë shërbimet bazë siç mund të jenë vendbanime ose banesa individuale të komunitetit rom dhe komunitetit egjiptian.

“Më vjen mirë që të pohoj se, që prej vitit 2014 janë investuar 247 milionë lekë për rikonstruksionin e plotë të 469 banesave të komunitetit Rom dhe Egjyptian, në 15 bashki të vendit. Falë zbatimit të këtyre projekteve janë 1 876 qytetarë të këtij komuniteti që jetojnë në kushte të përmirësuara jetese dhe mbi 1 mijë  qytetarë që jetojnë në kushte më të mira higjeno sanitare falë ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza”, tha Ministrja në fjalën e saj.

Në bashkinë Lushnje në vitet 2014 – 2016, 58 familje të komunitetit rom kanë përfituar nga programi i posaçëm dedikuar këtij komuniteti. Këtyre familjeve i shtohen edhe 27 familje të tjera, në lagjen “Loni Dhamo” dhe “Gafurr Muço”, rikonstruksioni i banesave të të cilave do të nisë brenda pak javësh, me një fond prej afro 15 milion lekësh. Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Fushe inspektoi disa prej banesave në lagjen “Loni Dhamo” ku shumë familje jetojnë në kushte të vështira e në mungesë të plotë të kushteve higjieniko – sanitare.

ma.me

 

Next Post
LSI, Erisa Xhixho: Garë reale për kreun e partisë

Ndalohet ndërtimi i impiantit të mbetjeve në Fier, Xhixho: E ndaloi Meta dhe Vasili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In